KFOR-i thotë se është e rëndësishme që palët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione.
“Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në komunikatë transmeton teve1.info.
Aty thuhet se komandanti i KFOR-it mbështet dialogun për një zgjidhje të situtatës në veri duke thën se ai ka kontakte të ngushta me të gjitha palët.
“ Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces. KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i ka njoftuar se janë duke kryer hetime për të shtëna me armë zjarri të dielën mbrëma afër patrullës së tyre në Zubin Potok, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në komunikatën për media është thënë se nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.
“KFOR-i po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s.Incidenti që përfshiu persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës të dielën ka mohuar raportimet e medieve serbe se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok ku kanë qenë të përfshirë edhe Policia e Kosovës./teve1.info/