Armend Thaqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2022 ne Superligë. Ai u zgjodh më i miri i vitit nga gazetarët sportivë.
Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit ka pasur një vit të jashtëzakonshëm si në aspektin individual ashtu edhe në ekipor. Thaqi realizoi gola e asistime në kampionatin kosovar, derisa fitoi titullin e kampionit me Ballkanin.
Me klubin therandas Thaqi mori pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.