TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti i përgjigjet Hotit për dialogun dhe asociacionin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti i përgjigjet Hotit për dialogun dhe asociacionin

Kurti fillimisht përmendi takimin e 18 gushtit në Bruksel i cili ishte në kuadër të bisedimeve, teksa theksoi se në fund të procesit nuk është më njohja e pavarësisë së Kosovës, mirëpo sipas tij, ajo përsëri është në qendër të marrëveshjes.

“Me datën 18 gusht, në kuadër të procesit të bisedimeve në Bruksel, ka qenë një takim fort i veçantë. Për shkak se për herë të parë ka agjendë të strukturuar. Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel, është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe ndaj shtetit të Kosovës, që një marrëveshje të tërhiqet nga 33 marrëveshje si kryesorja. Nuk ekziston asnjë dokument që thotë se në Bruksel ka një marrëveshje më të rëndësishme se tjetra. Së shpejti bëhen dy vjet që ka zhvendosje tektonike të qasjes në dialog. Nuk është më njohja e pavarësisë së Kosovës e nënkuptuar në fund të procesit, por është e thënë qartazi se ajo ndodhet në qendër të marrëveshjes”, u përgjigj Kurti ndaj pyetjes së Hotit.

Ndërkaq, sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti vlerësoi se do ishte e gabuar në qoftë se kjo temë do konsiderohej më e rëndësishme se 33 marrëveshjet tjera në Bruksel, raporton teve1.info.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është e vërtetë që është nënshkruar nga paraardhësi im më 19 prill të vitit 2013 në Bruksel. Pastaj një version shumë më konkret i këtij asociacioni që përshkruhet në këto gjashtë pikat e para të marrëveshjes së parë, përsëri e nënshkruar në Bruksel nga një tjetër paraardhës i imi. Prandaj, në këtë konstruksion të ri të procesit të bisedimeve, do ishte shumë gabim që ta nxjerrim nga 33 marrëveshjet, asociacionin e komunave serbe si të veçantë”, tha Kurti më tej.

Gjithashtu, Kurti përmendi edhe iniciativën e re të Bashkimit Evropian të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa tha se edhe në këtë propozim do bëhet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Zvicra në Kosovë

Arrestohen tre persona, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë

Arrestohen tre persona, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

300 pjesëtarë të sigurisë për duelin Rayo – Drita

300 pjesëtarë të sigurisë për duelin Rayo – Drita

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën