TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet paraburgim ndaj serbit të arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Organizoi dhe mori pjesë në grup terrorist, lëshoi Kosovën me familje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit për serbin D.M, të arrestuar dje në Graqanicë nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për teve1.info Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Ju informoj se prokurori nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit për të dyshuarin që keni pyetur. Për më shumë info rreth seancës mund t’i drejtoheni Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Ndryshe Policia e Kosovës ka arrestuar personin e nacionalitetit serb me inicialet D.M, nën dyshimet për krime lufte.

I njëjti dyshohet që në cilësinë e gardianit të burgut, së bashku me gardianë të tjerë, kanë kryer krime në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë kohës së luftës.

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia dhe i janë sekuestruar armë e dokumente, transmeton teve1.info.

“- një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,

– 136 fishek të kalibrit 9x19mm,

– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,

– shufër metalike “Taiwan”,

– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj”, janë materialet e sekuestruara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj shprehet optimist se nisma për shkarkimit e Abdixhikut do të jetë e suksesshme

Zemaj shprehet optimist se nisma për shkarkimit e Abdixhikut do të jetë e suksesshme

Sadiku: LDK do të propozonte emër për president nëse ka marrëveshje

Sadiku: LDK duhet të jetë opozitë e zëshme e pushtetit të LVV-së

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

BE: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet element kyç i dialogut

Qorrolli: Duam t’i japim vendit stabilitet institucional, preferojmë konsensus me LDK-në

Qorolli: Konsullata serbe në Shkodër “thikë” pas shpine për Kosovën, jo akt diplomatik

UEFA do ta bojkotojë Kupën e Botës

UEFA do ta bojkotojë Kupën e Botës

“Ditari” 30.07.2026

“Ditari” 30.07.2026

FBK-ja ‘pranon’ gabimin, rikthen Vëllaznimin në Superligë përmes “Wild Card”

FBK-ja ‘pranon’ gabimin, rikthen Vëllaznimin në Superligë përmes “Wild Card”

Zemaj shprehet optimist se nisma për shkarkimit e Abdixhikut do të jetë e suksesshme

Zemaj shprehet optimist se nisma për shkarkimit e Abdixhikut do të jetë e suksesshme

Feronikeli ‘74 nënshkruan me ish-lojtarin e Hajduk Splitit

Feronikeli ‘74 nënshkruan me ish-lojtarin e Hajduk Splitit

Kandidati për president të Fenerbahçes premton 200 milionë euro dhe kthimin e Muriqit

Muriqi lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje me Fenerbahçen

Çalhanoglu po largohet nga Interi? Lojtari është i hapur për transferim

Çalhanoglu po largohet nga Interi? Lojtari është i hapur për transferim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën