TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

70-vjeçarja kërkon drejtësi nga Kosova, thotë se ia morën kundërligjshëm pronën afër 1 milion euro

nga Lindrit Zejnullahu
7 Dhjetor, 2024
0
A A
70-vjeçarja kërkon drejtësi nga Kosova, thotë se ia morën kundërligjshëm pronën afër 1 milion euro

Selvishahe Mehmeti nga Tetova po kërkon drejtësi në Kosovë, pasi që thotë se ish-dhëndri bashkë me një person tjetër ia morën me dokumente të falsifikuara pronën në vlerë prej një milion euro.

Erdhi nga Tetova për ta parë tokën e saj që e ka në pronësi në Fushë-Kosovë.

Selvishahe Mehmeti ka disa muaj që për këtë pronë, po kërkon drejtësi pasi pretendon se ajo iu morr kundërligjshëm nga ish-dhëndri i saj bashkë me një person tjetër nga Vushtrria.

Për këtë, vendim mori edhe Gjykata e Apelit që propozoi caktimin e masës së sigurisë deri në një vendim tjetër.

Por, tashmë blerësi i kësaj prone ka filluar punimet për ndërtimin në këtë parcelë në fshatin Nakaradë.

Derisa 70-vjeçarja kërkon që drejtësia të vije në vend, dhe prona t’i kthehet asaj pasi që i ka të gjitha dokumentet.

“Pres drejtësi, drejtësi vetëm drejtësi, jam në drejt të zotit, në rrugë të zotit, edhe eci përpara. A këtë kush e ka bërë, inshaAllah Zoti na ndihmon neve atyre ua shtoftë atë që e kanë bërë s’mundem me thënë, vetëm drejtësia le të ecë përpara”, tha Selvishahe Mehmeti.

Ajo tregon se edhe autoritetet maqedonase e kanë konfirmuar që e njëjta është përfituar me dokumente të falsifikuara.

E pyetur nga tëvë1 se a janë në dijeni që po punohet në këtë pronë, Gjykata e Apelit ka treguar se nuk janë kompetent për këtë çështje.

“Referuar kërkesës suaj, lidhur me çështjen e masës së sigurisë, ju njoftojmë se e njëjta është zgjidhur nga Gjykata e Apelit, më 9 tetor 2024 dhe është ekspeduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, andaj ju lusim t’i drejtoheni kësaj gjykate për çfarëdo informacioni të mëtutjeshëm”, thuhet nga Gjykata e Apelit.

Por Gjykata Themelore në Prishtinë, përkundër pritjes për më shumë se tri javë, nuk ka kthyer përgjigje për këtë proces.

E avokati i paditëses, ka kërkuar nga Prokuroria që të intervistohet edhe pronari që dyshohet se është i kundërligjshëm i kësaj parcele.

“Ju njoftojmë se lënda është pranuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e njëjta i është ndarë për trajtim te prokurori i çështjes në përputhje me rregulloren e brendshme për ndarjen e lëndëve, kurse lënda është duke u analizuar me kujdes nga ana e prokurorit të çështjes dhe brenda afateve ligjore do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga personi i paditur, mirëpo përmes avokatit të tij, nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

As nga Inspekcioni në Fushë-Kosovë nuk kanë pranuar të tregojnë se pse nuk është marrë parasysh kërkesa e paditëses për të dalë në terren për ndalimin e këtyre punimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati Arianit Koci proteston para Kuvendit: “Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur”

Avokati Arianit Koci proteston para Kuvendit: “Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur”

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X