TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

45 ditë pa paga, punëtorët në grevë – shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë “mbulohet” nga mbeturinat

Që nga një shtatori, punëtorët teknik të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë kanë hyrë në grevë, në shenje revolte që s’morën pagat tash e mbi një muaj. Të shqetësuar me këtë gjendje janë prindërit.

by Fëllënza Krasniqi
25 minuta ago
0
A A
45 ditë pa paga, punëtorët në grevë – shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë “mbulohet” nga mbeturinat

Është kjo gjendja e krijuar në një nga shkollat në kryeqytet.

Kjo pasi punëtorët teknik, ka tre ditë që kanë hyrë në grevë.

Kësisoj, gjithë hapësira në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë ka mbetur pa u pastruar.

Në shenje revolte që nuk kanë marrë pagat për mbi një muaj, këta punëtorë kanë ndërprerë punën.

“Sot jemi në ditën e 45-të që punëtorët teknik në shkolla fillore dhe të mesme nga kompanitë private, nuk kanë marrë pagat e tyre. 99% të shkollave janë në grevë, por sot në shkollën ‘Ismail Qemali’ është bërë thyerja e grevës, është bërë shkelja e Ligjit mbi grevat, Ligjit të punës dhe Ligjit sindikal, pasi që drejtoresha e kësaj shkolle në koordinim me DKA-në ka sjellë punëtorë nga jashtë, jo të kompanisë së kontraktuar por punëtorë të tjerë për të bërë pastrimin e shkollës”, tha Jusuf Azemi- Kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat.

Tëvë1 kontaktoi edhe drejtoreshën e kësaj shkolle, por nga e njëjta nuk pati një përgjigje.

Nga drejtoria e shkollës nuk pranuan të proncohen për rastin, por siç merr vesh televizioni disa nga klasat janë pastruar nga vetë prindërit.

Këta të fundit thonë se në rast se nuk ka një reagim nga Drejtoria Komunale e Arsimit, do të bojkotojnë mësimin.

Siç njoftuan Sindikata, pagat kanë filluar të ekzekutohen gjatë ditës.

Por pa u respektuar paga minimale, Azemi paralajmëroi se do t’i vazhdojnë grevat.

“Ka një lëvizje, por që për ne nuk është pozitive. Disa shkolla sot kanë marrë pagën prej 391 euro, e që mendoj që gjatë ditës do i marrin të gjithë, por përgjigja jonë është ne nuk ka qitni, 300, 350, 50, për pa e përmbush kriterin e pagës minimale nëse ndodh edhe një muaj ditë, ne nga greva nuk dalim sepse këtë e kanë bërë për shkak të neglizhencës për mos kryerjen e çështjeve administrative. Nuk ka qare pa e bo 500 euro sepse nuk ka shërbim në këto shkolla”, theksoi Azemi.

Për gjithë këtë situatë, kritika kanë nga opozita në Prishtinë.

“Deri më tani nuk e kanë pagën minimale e cila është 500 euro, poashtu kërkojnë që të mos ketë vonesa në paga, ato t’i marrin me rregull në çdo muaj. Po deri më tani DKA nuk ka marrë asnjë hap edhe pse ata janë në grevë, e unë e kam ngrit shqetësimin e tyre në asamble, nuk ka një zgjidhje konkrete”, tha Besart Krasniqi, asamblesit i LVV-së.

Përveç shkollës “Ismail Qemali”, në kryeqytet, në grevë janë edhe punëtorët teknik të shkollës “Asim Vokshi” e “Gjergj Fishta”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu planifikon t’ia bart detyrën kryeparlamentarit të ri

Gjurmë nga aksidenti ku humbën jetën tre persona në Skënderaj

77 vdekje gjatë këtij viti – Situata me aksidentet e trafikut vlerësohet alarmante

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Buliqi: Edhe qytetarë serbë po bashkëpunojnë dhe dorëzojnë armë vullnetarisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën