TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

4 muaj pa drejtor të Policisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
4 muaj pa drejtor të Policisë

Megjithatë njëri nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e qytetarëve vazhdon të mos ketë Drejtor të Përgjithshëm që nga fundi i gushtit, teksa kompetencat e tij i kryen Ushtruesi i Detyrës.

Nga Ministria e Brendshme përmes një përgjigje elektronike thonë se janë në proces të përzgjedhjes.

“Ju njoftojmë se Komisioni për Emërime të Larta në Policinë e Kosovës, është në proces të Përzgjedhjes  së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Fakti që është një ushtrues detyre është në krye të policisë, sipas Arbër Rexhajt nga Komisioni për Siguri, nuk ka probleme në aspektin e kompetencave.

“Po mendoj që ai është në fillin e analizave dhe pas analizave do ta bëj këtë gjë. Natyrisht është pjesë edhe e vizionit të Qeverisë në kuptimin e asaj që mbi bazën e kompetencave që ka sigurisht që nuk do të vonojë edhe ky aspekt procedural “, tha Rexhaj.

E sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalajt, një vonesë e tillë për zgjedhjen e drejtorit është e pakuptimtë.

“Ju e dini që i kemi pesë kandidatë që kanë aplikuar dhe që tre muaj ata janë duke pritur se a do të thirren për intervistë apo jo. Mendoj që është e pakuptimtë sidomos duke e pasë parasysh këtë situatë që e kemi mjaft të tensionuar në veri dhe duke i pasë parasysh nevojat e shumta në aspekt të mbështetjes me logjistikë por edhe urdhra të qartë për realizimin e objektivave”, deklaroi Qalaj.

Drejtori i fundit i policisë, Sabedin Mehmeti, dha dorëheqje më 30 gusht. Detyrën e tij që nga atëherë po e ushtron Fehmi Hoti.

Konkursi për drejtorin e ri të PK-së ishte i hapur deri më 22 shtator e për këtë pozitë aplikuan Fatos Haziri, Granit Fetahu, Gazmend Hoxha, Bahri Shala dhe Sllagjana Stojanoviq.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën