tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Sekuestrohen 126 telefona në lokalin i cili të martën ishte i mbyllur

tëvë1 nga tëvë1
08/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar 126 telefona në një  lokal në Prishtinë, i cili një ditë më parë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore ka qenë i mbyllur.

Të mërkurën Policia ka bërë të ditur se pasi është lajmëruar pronari, bashkë me Inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kanë hapur lokalin në prezencë të pronarit ku kanë sekuestruar telefonat.

“Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalësot janë sekuestruar: 67 Telefona të mençur (SmartPhone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta. 59 Telefona të mençur (SmartPhone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” “Kontrabandimi i mallrave” dhe“Shmangia nga tatimi”

“Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Edhe në aksionin e zhvilluar të martën gjatë kontrollit në 30 lokale në Prishtinë janë sekuestruar qindra telefona mobil.

 

Vlora Çitaku, Nënkryetare e PDK-së

Çitaku për vrasjet në Prishtinë: Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë

30/11/2023

Armëpushimi zgjatet deri të premten

30/11/2023

Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup

30/11/2023

18 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

30/11/2023

​Dita ndërkombëtare e viktimave të luftës së armëve kimike

30/11/2023

Kuvendi sot i mban dy seanca

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.