TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagojnë deputetët pas rrahjes së të moshuares në shtëpinë e pleqve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Reagojnë deputetët pas rrahjes së të moshuares në shtëpinë e pleqve

Reagimet për këtë rast ishin të menjëhershme si nga qytetarët ashtu edhe nga deputetë të shumtë.

Për rastin në fjalë reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një statusi në Facebook, ku e ka quajtur gjest të poshtër, të ulët dhe barbar, rrahjen e gruas së moshuar.

Bajrami ka thënë se i kërkon faljes gruas së moshuar që po jeton në këtë kohë.

Sipas saj, po aq fajtore janë edhe punonjëset tjera që qeshin derisa kolegja e tyre është në aksion.

“Gjest i poshtër, i ulët  dhe barabar! Të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë/punojnë në asnjë institucion, qoftë ai privat apo publik. I kërkoj falje zonjës së moshuar që po jeton në këtë kohë të pakohë dhe i uroj rehabilitim sa më të shpejtë!. Jam e tmerruar nga lajmi me video që po qarkullon në medie, ku një e moshuar, në një ”shtëpi të kujdesit për të moshuarit” torturohet në mënyrën më barbare të mundshme. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin dhe ta mbajnë të informuar publikun, që sot u tmerruan nga pamjet e tilla”, ka shkruar Bajrami.

Reagim i menjëhershëm ka ardhur edhe nga deputeti i VV-së, Haki Abazi i cili ka thënë se pamjet e rrahjes së të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë janë pamje të një çmendurie.

“Dhuna duhet dënuar dhe adresuar seriozisht. Pamjet e rrahjes së nënës së moshuar në shtëpinë e të moshuarve  në Pejë, janë pamje të një çmendurie, dhe ato që shikonin e qeshnin me këtë akt çmendurie janë po aq fajtore.  Shoqëria jonë duhet të adresoj këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendor por edhe nëpërmjet ligjit”, ka shkruar Abazi.

Kurse nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku ka thënë se nuk ka pasur forcë ta shikoj videon deri në fund, teksa ka kërkuar që infermieret të ndiqen penalisht.

“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë. Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, ka shkruar ajo.

Rastin për Tëvë1 e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se informatën për këtë rast e kanë pranuar në orën 14:10.

“Në orën 14:10 Policia e ka pranuar informatën për një rast të tillë. Në një shtëpi të pleqve në Pejë. Policia e ka kontaktuar motrën kryesor e cila ka njoftuar për rastin dhe personin i cili dyshohet se e ka kryer veprën. Motra përgjegjëse e shtëpisë së pleqve është arrestuar dhe po intervistohet në cilësinë e të dyshuarës për mosraportim të rastit. E dyshuara ende nuk është arrestuar”, tha ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

“InfoNata” 16.04.2026

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën