TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Musliu: Me diskriminim në punësim, Serbia po synon largimin e shqiptarëve nga Bujanoci

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Musliu: Me diskriminim në punësim, Serbia po synon largimin e shqiptarëve nga Bujanoci

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi të premten ka organizuar një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, teksa kanë kërkuar respektim të neneve të Kushtetutës që parashohin punësim të pakicave.

Pakënaqësi rreth kësaj çështje, shprehi edhe Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, duke e cilësuar si diskriminim të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të kësaj komune.

“Shteti serb në vazhdimësi me centralizimin e tyre në institucione qendrore, po emëron drejtor serb dhe po shfrytëzon fuqinë e saj që përmes tyre të punësojë serb. Nëpërmjet këtyre aksioneve, kemi paraqitur pakënaqësitë tona në raport me shtetin që po na bën këtë diskriminim të drejtpërdrejtë dhe që po thyejnë edhe ligje. Serbia ka përpjekje në vazhdimësi që të punësojë individ të caktuar në këtë pjesë dhe të bëjë thyerje tek shqiptarët. Po ashtu, po centralizon drejtoritë, ambulancat në nivele lokale, po i merr të gjitha kompetencat duke shtuar ndikimin e tyre tek shqiptarët, ku epiqendër është Bujanoci dhe Presheva”, deklaroi Musliu në emisionin “Ditari”.

Veç kësaj, Musliu thotë se ka raste të shumta ku shqiptarët janë refuzuar me pretekstin se “kanë përcaktuar kandidat tjetër”.

“Mbi 20 vite është ky diskriminim i drejtpërdrejtë në organet shtetërore. Ka pasur shqiptar që kanë konkuruar, i kanë plotësuar kushtet, mirëpo janë refuzuar. Në vendimin e tyre thuhet “ju i plotësoni të gjitha kushtet, por ne jemi përcaktuar në kandidat tjetër”, potencoi tutje Musliu në Tëvë1.

Madje, Musliu vlerësoi që Serbia ka për synim të ketë sa më pak shqiptar në qytetin e Bujanocit, në mënyrë që fuqia e tyre të jetë më e madhe.

“Qëllimi i Serbisë është që Bujanoci të ketë sa më pak shqiptar dhe fuqia e tyre të jetë më e madhe, po ashtu ta ndryshojnë demografinë e Bujanocit, duke e arritur atë njësoj si në Medvegjë. Po ashtu, ankesat e shqiptarëve merren parasysh, por përderisa kandidati tjetër i plotëson kushtet njëjtë, atëherë vendimi mbetet tek komisioni që formohet qoftë në Gjykatë, apo tek ambulanca lokale në qytetin e Bujanocit”, tha tutje ai.

Ndërkaq, Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit, të premten ka thënë se ndonëse ka kuadro profesionale, shqiptarët po përjashtohen dhe diskriminohen nga jeta institucionale në Serbi./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Kapet në Prishtinë i dënuari për vrasje në Shqipëri, kishte përdorur pesë identitete të ndryshme

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Dy persona lëndohen në një aksident trafiku në Istog

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën