TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kujtohet krimi, kërkohet dokumentimi i Masakrës së Dubravës

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Kujtohet krimi, kërkohet dokumentimi i Masakrës së Dubravës

24 vjet më parë, në hapësirat e Burgut të Dubravës ishin të rreshtuar rreth një mijë të burgosur.
Në mesin e tyre ishte edhe Ukë Thaçi.

“Për me i humb gjurmët, vazhdimisht na kanë sulmu nëpër puseta, me granata dore. Me 22 na kanë mbledhë në këtë fushë edhe prej atij karakolli na kanë gjuajt me zolla, me trombllon edhe rreth e rreth me granata”,tregon ai.

Por si kishte shpëtuar Ukë Thaçi nga sulmi i granatave?

“Kur kom ra, njerëzit e vdekur kanë ra mbi mu…unë po du me i hek këmbët s’po më lëshon i vdekuri, unë po mendoj se ai po frikohet me u çu, e ngrehi këmbën, këpuca më mbet nën të”, rrëfen Thaçi.

Në mesin e të rënëve ishte edhe Jonuz Krasniqi. Për të, familja e tij kishte besuar se është gjallë për tre vite radhazi, derisa në oborrin e shtëpisë së tyre kishte ardhur ekipi i Kryqit të Kuq.

“Hynë në oborr e më pyetën: nana e Jonuzit a je ti, më thanë kemi ardhë me ta marrë gjakun a bën, i thashë jo me ni dorë po në krejt trupin, pse a ma kanë mytë djalin a? Mas tri jave na kanë thirrë në Rahovec kemi shku e kemi marrë” ,tregon Cime Krasniqi, nëna e dëshmorit Jonuz Krasniqi.

Por nga ky burg gjatë majit të vitit 1999 u nxjerr njëri ndër të burgosurit më të shquar politikë të Kosovës, Ukshin Hoti. Që nga ajo kohë për fatin e tij nuk dihet ende asgjë.

Biri i tij, Andini, pas më shumë se dy dekadave gjeti forcën të vizitojë këtë vend. Ai ka edhe një thirrje të mbijetuarit e masakrës së Dubravës.
“Sot, pas 26 viteve për herë të parë po shkeli në burgun e Dubravës, prej kohës kur e kam vizitu babin për herë të fundit, unë nuk kam pasë fuqi me vizitu këtë burg, është hera e parë që po e vizitoj. Le t’i dokumentojnë secili nga ta krimet që ata i dinë që i kanë pa në këtë burg sepse ky dokumentim do të bëhet për një drejtësi të vonuar…,thotë ai.

Në burgun e Dubravës gjatë majit të vitit 1999 u vranë rreth 115 persona dhe u plagosën rreth 200 të burgosur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ka me të mbyt me të ngreh zhag…” aktakuza ndaj Jeton Sylajt për kanosje ndaj Arlinda Zekaj

“Ka me të mbyt me të ngreh zhag…” aktakuza ndaj Jeton Sylajt për kanosje ndaj Arlinda Zekaj

Del para gjykatës Jeton Syla, ish- bashkëshorti i  Arlinda Zekaj- pritet caktimi i paraburgimit

Del para gjykatës Jeton Syla, ish- bashkëshorti i Arlinda Zekaj- pritet caktimi i paraburgimit

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë, kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë, kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

“Ka me të mbyt me të ngreh zhag…” aktakuza ndaj Jeton Sylajt për kanosje ndaj Arlinda Zekaj

“Ka me të mbyt me të ngreh zhag…” aktakuza ndaj Jeton Sylajt për kanosje ndaj Arlinda Zekaj

Presidentët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me Putinin

Presidentët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me Putinin

Del para gjykatës Jeton Syla, ish- bashkëshorti i  Arlinda Zekaj- pritet caktimi i paraburgimit

Del para gjykatës Jeton Syla, ish- bashkëshorti i Arlinda Zekaj- pritet caktimi i paraburgimit

Carrick mbetet trajner i Unitedit

Carrick mbetet trajner i Unitedit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Baselit i propozohet rinovimi i kontratës me Shaqirin

Policia parandalon një atentat me thikë ndaj liderit të opozitës izraelite, Yair Golan

Policia parandalon një atentat me thikë ndaj liderit të opozitës izraelite, Yair Golan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën