TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këto janë përfitimet e Kosovës nga marrëveshja për roaming e nënshkruar në Samitin në Tiranë

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Këto janë përfitimet e Kosovës nga marrëveshja për roaming e nënshkruar në Samitin në Tiranë

Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana e nënshkroi këtë marrëveshje në emër të Telekomit të Kosovës.

Përmes komunikatës, Ministria e Ekonomisë tregoi se me këtë marrëveshje garantohet ulja e tarifave në data roaming me synim që ato të jenë të përafërta me tarifat kombëtare deri në vitin 2027.

“Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, dje në Tiranë u nënshkrua marrëveshja për uljen e tarifave të data roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje u nënshkrua në praninë e gjashtë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe hyn në fuqi nga data 1 tetor 2023. Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana e nënshkroi këtë marrëveshje në emër të Telekomit të Kosovës. Me këtë marrëveshje garantohet ulja e tarifave të data roaming, me synimin që ato të jenë të përafërta me tarifat kombëtare deri në vitin 2027”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, qëllim tjetër është mbështetja e lëvizjes dhe lehtësimi i komunikimit mes qytetarëve dhe bizneseve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Tutje, Ministria ka treguar edhe disa prej përfitimeve tjera nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.

“Përfitimet nga kjo do të jenë të shumta, pasi që përveç uljes së tarifave të data roaming për qytetarët, do të ulen edhe kostot operative të bizneseve, duke nxitur kësisoj veprimtarinë biznesore edhe përtej kufijve. Për më tepër, kjo marrëveshje është e veçantë meqë është bërë në baza vullnetare ndërmjet operatorëve të telekomunikacionit, si rezultat i angazhimit të fuqishëm të BE-së dhe operatorëve të telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal si dhe angazhimit të autoriteteve rajonale”, thuhet tutje në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën