TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takoi komandantin e KFOR-it, i kërkoi që ta ruaj kufirin me Serbinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti takoi komandantin e KFOR-it, i kërkoi që ta ruaj kufirin me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend, raporton teve1.info

Kurti theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandantin e KFOR-it.

Në komunikatën për medie të Qeverisë, thuhet se Kurti e ka mirëpritur shtimin trupave të KFOR-it në Kosovë derisa ka kërkuar që kjo prezencë e shtuar të fokusohet në ruajtjen e kufirit me Serbisë.

“Temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë. Kryeministri theksoi që ky sulm terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Sasia e madhe e armatimit dhe municionit ushtarak të konfiskuar është prodhuar në Serbi. Edhe ushtrimet luftarake të paramilitarëve që kryen terror e vrasje në Banjskë të Zveçanit janë kryer në Serbi. Atje Kosova nuk ka juridiksion prandaj nevojitet edhe një hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi.

Kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën.

Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu theksoi nevojën që në veri të vendit të ofrohen shërbime të rregullta për qytetarët nga institucionet e Kosovës, prandaj duhet të garantohet liria e lëvizjes”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Spitali i Përgjithshëm në Pejë apelon për ndërhyrje urgjente: Problemi me mbeturinat po rrezikon funksionimin e institucionit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë apelon për ndërhyrje urgjente: Problemi me mbeturinat po rrezikon funksionimin e institucionit

Bie çmimi global i naftës

Çmimi i naftës vazhdon të rritet në Kosovë, ja sa kushton sot një litër naftë

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

​Tre persona humbën jetën të martën në Kosovë, dy nga ta në aksidente trafiku

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën