tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Pritje që deri në fund të muajit, të gjitha targat ilegale në veri të konvertohen në RKS

Në veri të vendit serbët po vazhdojnë të konvertojnë targat ilegale në targa RKS, nga 1 nëntori janë konvertuar mbi 1 mijë e 500 targa. Nga komuna e Mitrovicës së Veriut bësojnë se deri në fund të muajit të gjitha targat do të konvertohen. Rritjen e ndërrimit të targave, partia në pushtet ia atribuon luftimit të korrupsionit dhe krimit në veri të vendit.

Florijeta Dernjani nga Florijeta Dernjani
15/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga target ilegale shumë serbë të veriut, kanë hequr dorë.

Targat ilegale ata po i konvertojnë në targa të Republikës së Kosovës.

Për vetëm 11 ditë të këtij muaji, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë konvertuar mbi 1 mijë e 500 targa.

“Deri më tani, janë regjistruar 1570 automjete nga targat ilegale në targat RKS, ku pronar të këtyre automjeteve janë 1480 qytetarë dhe 3 biznese”, thuhet nga MBP.

Kjo si çështje në fund të muajit pritet të procedohet në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku zyrtarë të kësaj komune besojnë se deri në fund të të afatit të gjitha targat do të konvertohen.

E nga partia në pushtet thonë se interesimi i serbëve për të konvertuar targat, vjen pas veprimeve institucionale kundër krimit në veri.

“Lufta e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe konsistenca në luftimin e krimit dhe grupeve kriminale atje, ka bërë që qytetarët serb të çlirohen dhe të ndihen të lirë nga ato grupe kriminale dhe tash kemi nje fluks të shtuar dhe situatë tërësisht ndryshe atje”, ka thënë Manxhuka.

Konvertimi i targave nga ilegale në RKS, me vendim të qeverisë do të lejohet deri më 1 dhjetor, e pas kësaj date, automjetet me targa ilegae nuk do të kenë më mundësinë t’i regjistrojnë me targa RKS,të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.

Tags: Kombertimi i targave ilegale

Rrahmani: Paga 7 mijë e 500 euro për këshilltarin Jakupi, s’është modeste

30/11/2023

Rrahmani: Nagavci po mban një udhëzim administrativ të jashtëligjshëm i cili po diskriminon vajzat në Kosovë

30/11/2023

Elshani: Situata në veri vazhdon të jetë e brishtë

30/11/2023

Nga një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit për falsifikim të parave

30/11/2023

Krasniqi: Trendafilova dy herë anuloi vizitën, kësaj radhe shteti i ofroi siguri

30/11/2023

Dhuna në protestën e thirrur nga PSD, Arifi: Ata policë duhet të turpërohen

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.