TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Pushteti i Kurtit s’mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Pushteti i Kurtit s’mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

Kreu i opozitës tha se bllokimi nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike është shkelje brutale e ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës nga mazhoranca dhe qeveria Kurti.

“Kryeministri Kurti, përmes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për herë të dytë sot, e bllokoi miratimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me krizën energjetike në vend, duke shkelur haptas ligjin dhe Kushtetutën, diçka që tashmë është bërë traditë dhe praktikë e këtij Qeverie. Por, përkundër këtij insistimi të këtij pushteti për ta mbajtur fshehtë krejt atë që ka ndodhur për muaj të tërë, sot ju themi se arroganca e numrave të pushtetit nuk mund ta ndaloj nxjerrjen në dritë të së vërtetës.”, theksoi ai, në konferencën për medie.

Kryetari Krasniqi tha se është evidente që Qeveria Kurti po bën çdo përpjekje të mundshme për ta pamundësuar hetimin që e ka kërkuar Partia Demokratike e Kosovës, me mbështetjen e deputetëve tjerë të opozitës.

“Pyetja e parë që në këtë rast përsëri imponohet dhe duhet të shtrohet është: çka janë duke fshehur nga opinioni publik që me kaq bindje po shkelin ligjin dhe Kushtetutën vetëm për të pamundësuar nxjerrjen e së vërtetës në dritë? Cfarë shkeljesh e krimesh potenciale janë duke mbrojtur me këtë insistim kundër hetimit parlamentar? Pse kryeministri Kurti po e pengon hetimin e rastit të faljes së mbi 100 milionë eurove të taksave të qytetarëve për KEDS-in, hetimin e rritjes së paligjshme të tarifave të rrymes nga ZRRE, punësimet familjare dhe partiake në KEK, blerjen e rrymës me çmime më të larta se të tregut gjatë dimrit, shitjen e rrymës me çmime më të ulëta se të tregut e shumë shkelje e parregullësi tjera? Nëse s’kanë çfarë të fshehin, qoftë personalisht dhe si grup, pjesë e veprave penale potenciale dhe aferave e keqpërdorimeve në KEK dhe në veprimet e tjera rreth krizës energjetike, atëherë pse po e bllokojnë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar?”, pyeti Krasniqi, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kryetari i PDK-së konsideron se kjo nuk është vetëm përpjekje për fshehje të së vërtetës, por edhe precedent i rrezikshëm ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, andaj PDK do të përdorë çdo mjet demokratik për ta zbardhur të vërtetën lidhur me keqpërdorimet e bëra në periudhën e krizës energjetike.

“Këta kanë ditë të rrënojnë çdo parim të tyre si Lëvizje Vetëvendosje, por nuk do t’i lejojmë të rrënojnë edhe parimet e demokracisë së shtetit tonë. Hetimi parlamentar është e drejtë ligjore dhe kushtetuese që ju takon deputetëve. Pushteti i sotëm i Albin Kurtit këtë proces edhe mund ta vonojnë, por nuk do të mund ta ndalojnë. Le të jenë të bindur të gjithë se ky hetim do të ndodhë dhe veprat penale që kanë mundur të kryhen në lidhje me çështjet që jane subjekt i kërkesës për hetim parlamentar, jo vetëm që nuk do t’i heshtim, por do të përdorim çdo mjet demokratik për ta nxjerrë të vërtetën në shesh dhe për t’i dërguar të gjithë përgjegjësit aty ku e kanë vendin.”, tha Krasniqi.

Tags: albin kurtiKomisioni Hetimor per energjiMemli Krasniqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjilan, policia nis hetimet

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

Makina e parë që prodhoi një megavat energji

Makina e parë që prodhoi një megavat energji

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjilan, policia nis hetimet

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet motoçiklisti

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet motoçiklisti

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

PZAP gjobiti LVV-në lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore, Supremja lë në fuqi vendimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën