TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, kryefamiljari rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

Këtë të mërkurë u bënë 28 vjet që kur forcat serbe vranë 11 anëtarë të familjes Asllani në fshatin Rancë të Shtimës, 8 prej tyre fëmijë. Sulmit atë ditë i mbijetoi, kryefamiljari, Isak Asllani, i cili për Tëvë1 i rrëfeu momentet më të vështira të jetës së tij.

by Fëllënza Krasniqi
4 minuta ago
0 0
A A

26 gushti, e solli këtu edhe një herë.

E ndalesa e parë për Isak Asllanin është para kësaj pllake përkujtimore, në kompleksin “Martirët Asllani” në Rancë të Shtimës.

Në të janë shënuar emrat e 11 anëtarëve të familjes së tij.

Këta të fundit, u vranë nga forcat serbe, më 26 gusht të vitit 1998.

Atë të mërkure, Asllani po përpiqej që nënën, gruan, shtatë fëmijët dhe kunatën me një fëmijë, t’i largonte nga fshati.

“Kemi pasur luftime më herët më 23, 24 dhe 25 gusht ku u vra edhe komandant Kumanova. Mbas luftimeve që patëm komandanti më tha ish kanë mirë me shku me e tërheq familjen se ne i kishim familjet në mal, por nuk mundesha me i bë ballë me i lanë, më tha që duhet patjetër. Fëmijë kishim shumë kallabllak jam shkua. Në tërheqje e sipër të fëmijëve serbet veç se hynë e na gjuajtën me tank. U kanë afërsi ku jemi sha edhe me zëra , kur e kam kthy e kam pa që familje në prokolocië nuk ka kurgjo më”, tregon ai.

I plagosur nga sulmi i tankut serb, mbeti edhe vet Isaku.

E pavarësisht gjendjes së rëndë, motivi për të vazhduar para, thotë se i erdhi nga fjalët e babait.

“Unë jam i plagosur në qafë më ka rrokë jam dal ashtu me sharje e fyerje me ta, më kanë gjuajtur edhe më shumë tani rafalla, por nuk më kapën plumbat e tjerë. Dhjetë ditë kam bërë mjekim edhe menjëherë e kam filluar luftën prapë. Jam shku jam bashku me shokë edhe pse nuk e kanë prit një pjesë e tyre që do kthehem, por unë e kisha qëllimin aty. Babai është ardh me më pa u kanë gjallë i ndjeri. Ai më dha një forcë edhe më të madhe, më tha Isak: të lutem bë cka të bësh, por luftës mos iu ndaj, unë veç se e kisha qëllimin, por ai ishte një infuzion për mua se kisha përkrahjen edhe të prindërve”, rrëfen ai.

E pas krimit, forcat serbe, tentuan t’i largonin trupat e 11 anëtarëve të familjes Asllani, nga vendi i ngjarjes.

“Kanë pas tentuar serbët me ardh e me i nxjerrë e sene, por ne kemi qenë në mbrojtje të tyre gjithmonë jemi kanë me ushtri me komandant e me shokë që mos me mujt me i marr, sikur që i kanë marrë në vendet e tjera që i kanë dërgua në Serbi e vende të tjera”, shprehet Asllani.

Në këtë kompleks ndodhet edhe kjo pjese e mbetur nga rimorkio në të cilin ndodhej familja Asllani atë ditë të kobshme.

“Herë e urrej herë e shikoj me vëmendje, por nuk ishte fajtore as kjo. Ne kemi qenë në vend tonë, në tokë tonë, ku jemi rrit e lind këtu nuk jemi shkua më luftua në Serbi por kemi luftuar për tokat tona”, thotë ai.

Ndryshe, të mërkurën janë bërë 28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Rancë e Shtimës, prej të cilëve 8 ishin fëmijë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vritet 80-vjeçarja në Prizren, bashkëshorti i saj pretendon se vdekja ishte aksidentale

Vritet 80-vjeçarja në Prizren, bashkëshorti i saj pretendon se vdekja ishte aksidentale

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

​Sorensen: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi

​Sorensen: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi

Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

Vritet 80-vjeçarja në Prizren, bashkëshorti i saj pretendon se vdekja ishte aksidentale

Vritet 80-vjeçarja në Prizren, bashkëshorti i saj pretendon se vdekja ishte aksidentale

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, kryefamiljari rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, kryefamiljari rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

​Sorensen: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi

​Sorensen: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi

Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën