TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë

Sot janë bërë 27 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë. Në vazhdim mund të ndiqni rrëfimin e gazetarit Nexhat Aqifi që mbuloi nga afër ngjarjen historike, dhe rrëfimin e Lirak Çelajt, që ishte pjesë e grupit të parë të ushtarëve të UÇK-së që hynë në Prishtinë.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Është 9 qershori i vitit 1999.

Gjenerali i NATO-s në atë kohë, Mike Jackson doli për ta dhënë lajmin për një marrëveshje të rëndësishme me Republikën Federale të Jugosllavisë, në Kumanovë.

Kjo ujdi kishte të bënte me përfundimin e luftës në Kosovë dhe njëherësh edhe fundin e Serbisë në Kosovë.

Prapaskenat e asaj dite i ka të freskëta edhe gazetari që kishte raportuar për këtë ngjarje, Nexhat Aqifi.

“Ne kishim takim kryesisht aty ishim nën udhëheqjen e forcave franceze të NATO-s, kishim kontakt me një toger francez emrin nuk më kujtohet dhe disa orë përpara më bëri me dije se marrëveshja sot definitivisht do të nënshkruhet, ne u mobilizuam dhe me disa kolegë ua përcolla dhe ishte një moment kolegë të nderuar i papërshkruar”, ka thënë Aqifi.

Për gazetarin në pension, ky mbetet raportimi më i rëndësishëm i gjithë karrierës.

“Për 45 vite sa kam përcjellë ngjarje të rëndësishme të shumta mirëpo kjo është ajo që më ka mbetur gjithnjë në kujtesë dhe gjithnjë krenohem se isha dëshmitarë apo lajmëtar i lirisë së Kosovës në atë marrëveshje që u arritë në Kumanovë, mburrem dhe them gjithnjë kur ka nevojë të përmendet në një moment e përmendi rastin e përcjelljes së Marrëveshjes së Kumanovës”,  u shpreh tutje Aqifi.

E dy ditë pas, më 11 qershor ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë.

Një nga ta ishte Lirak Çelaj.

“U futëm në Prishtinë për çka për mu personalisht ishte një moment shumë emocional kur e kam parë tabelën e Prishtinës kam qenë në makinë me Saimir Konushevcin jemi futë nga Llukari dmth nga pjesa e Gollakut jemi futë në Prishtinë, unë jam emocionu shumë që arrita ditën që i uniformum të hyjë në Prishtinë dhe ta shohë Prishtinën përsëri dhe natyrisht shenjat ishin që Prishtina do të jetë e lirë edhe pse endek ishte forca serbe por ishte plani i zhvendosjes së tyre prej këtu” , u shpreh Çelaj

Çelaj kujton se gëzimi për lirinë shihen edhe në fytyrat e njerëzve.

“I madh e i vogël kanë vrapu na kanë përqafu, ka qenë një mikpritje shumë e mirë, atëherë kishte qenë diçka që e kanë pritë me shumë kohë edhe një prej takimeve të para me qytetarë që na ka organizu ka qenë Osman Dumoshi i ndjeri tash i cili në lagjen e vetë i kishte ftu disa banorë që kishin mbetë aty edhe jemi taku me gjithë ata dhe kanë qenë njerëz dmth një përjetim që shumë vështirë mund të përshkruhet sot”, theksoj Çelaj

Në Marrëveshjen e Kumanovës u vendos që të shpërbëhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar më pas në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla konfirmon gjetjen e një varri tjetër masiv në Zubin-Potok

Auto Draft

Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, komuna kërkon intervenim nga ministria thonë se nuk kanë pranuar raport

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Shtrirja e sovranitetit në çdo pjesë të vendit, parakusht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Auto Draft

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla konfirmon gjetjen e një varri tjetër masiv në Zubin-Potok

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

Auto Draft

Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, komuna kërkon intervenim nga ministria thonë se nuk kanë pranuar raport

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Shtrirja e sovranitetit në çdo pjesë të vendit, parakusht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Auto Draft

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Auto Draft

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën