TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

26 vjet nga Masakra e Qyshkut- Të mbijetuarit kujtojnë të afërmit, nuk presin drejtësi

Sot është shënuar 26-vjetori i masakrës në Qyshk të Pejës, ku të mbijetuarit e saj rrëfyen për tëvë1 kujtimet e asaj dite.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0 0
A A

Çdo 14 maj, Mujë Gashi merr të njëjtën rrugë. Kjo për të shuar mallin që ka për më të dashurit e tij, të cilët u vranë 26 vite më parë nga forcat serbe në Qyshk të Pejës.

Gashi, vetë i kishte mbijetuar kësaj masakre, e kujtimet e asaj dite i ka të freskëta edhe sot.

“Mua më kanë ndarë në atë shtëpinë atje dhe më pyeti një ushtar i ushtrisë serbe se sa vjet i ki, edhe i thashë që unë i kam 16 e në fakt nuk i kam pas 16 edhe jam paraqit që jam invalid. Edhe më ka nda, ha mundesh me dal nga këtu e më tha shko jeto edhe ndonjë ditë”, ka thënë Gashi.

21 vjeçar asokohe, Gashi tregon se si fshati Qyshk ishte rrethuar nga forcat paramilitare serbe.

“Këtu kemi qëndru burrat, në atë pjesën atje i kanë ndarë gratë edhe fëmijët, atje i kanë plaçkit çka kanë pas parë, ari, argjend e gjëra me vlerë ja u kanë marrë edhe lejet dhe letërnjoftimet kush i ka pas në atë kohë i kanë marrë edhe i kanë djeg, domethënë me hup gjurmë krejt….Ne prapë jemi kthyer në fshat, kemi qëndruar në familjen Kelmendi deri në ora 13:00, e më pas jemi ardh në shtëpi  me motrën e aty e kam vërtetuar që i kanë vra, se nuk e kemi ditë çfarë është bë”, është shprehur Gashi.

Tutje Gashi cili në këtë masakër humbi babain, axhën e djemtë e axhës, thotë se i ka humbur shpresat se drejtësia do të vihet në vend.

“Po të ishte në shtetin tonë po, por është në shtetin e Serbisë është në dorën e tyre nuk besojmë në drejtësi sepse edhe institucionet shtetërore të Kosovës nuk ndahen fortë mbas këtyre seneve, e që pak jemi të zhgënjyer në këtë punë e nuk besojmë”, përfundoj i mbijetuar i luftës, Mujë Gashi.

Ashtu si Gashi, të njëjtin mall e ka edhe Adem Berisha, i cili kujton momentet e fundit që pati me shokun e tij, Isuf Shala.

“Atë ditë e kam taku te lumi Bistirca, Isuf Shalën edhe jam ndal me të e kam marrë ngryk kurrë nuk e harroj. Unë i kam thanë Isuf bre a po më dëgjon a po vjen me mua në Graboc, tha kush është, e po i tregoj janë Kelmend, Krasniqt, a po vjen më tha jo more Adem lësho atë vend. E nuk erdh atë ditë, ishim me një kërr me kali, edhe të nesërmin e kemi marr lajmin e zi që u masakruan në Qyshk”, tha Berisha.

Masakrën në Qyshk të Pejës, ku u vranë e u dogjën mizorisht 41 burra, e përkujtuan të mërkurën edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të cilët thanë se kujtimi për ta mbetet i përhershëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj mbështet protestën për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Hamza: Ka ardhur koha për një qeveri që punon, presidentja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve

Hamza prezanton programin për arsim: Premton fond bursash 30 milionë euro dhe reforma të thella

BQK dhe FMN thellojnë bashkëpunimin – Ismaili takon Tobias Adrian, fokus stabiliteti financiar dhe reformat

BQK dhe FMN thellojnë bashkëpunimin – Ismaili takon Tobias Adrian, fokus stabiliteti financiar dhe reformat

Theri disa herë me thikë një 17-vjeçar dhe ia grabiti 115 euro, një muaj paraburgim të dyshuarit nga Gjakova

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Vrasja e policit gjatë një operacioni në Maliq, Rama: Do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Vrasja e policit gjatë një operacioni në Maliq, Rama: Do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

BQK dhe FMN thellojnë bashkëpunimin – Ismaili takon Tobias Adrian, fokus stabiliteti financiar dhe reformat

BQK dhe FMN thellojnë bashkëpunimin – Ismaili takon Tobias Adrian, fokus stabiliteti financiar dhe reformat

Theri disa herë me thikë një 17-vjeçar dhe ia grabiti 115 euro, një muaj paraburgim të dyshuarit nga Gjakova

Theri disa herë me thikë një 17-vjeçar dhe ia grabiti 115 euro, një muaj paraburgim të dyshuarit nga Gjakova

Gjendet mjet i pashpërthyer në Ferizaj, intervenon KFOR-i

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën