TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri thotë që VV po ikë nga përgjegjësitë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri thotë që VV po ikë nga përgjegjësitë

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme, në të cilën pikë e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”.

Megjithatë, në miratimin e kësaj rezolute, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të mos marrë pjesë, ku paraprakisht njoftoi, Shefja e Grupit Parlamentar e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.

E një vendim të tillë nuk e mirëpriti, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, teksa e cilësoi si ikje të përgjegjësisë.

“Ky është vendi që duhet të mbështetet Policia e Kosovës, nuk mjafton me llafe boshe, e me fjalë të mira, me fotografi në Facebook e Instagram,  ta përkrahin Policia e Kosovës. Sot e 8 muaj ata njerëz nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë, e në anën tjetër i kemi në vijë të parë të frontit. Të gjitha këto janë të rëndësishme që sot të debatohen në Kuvend. Është e papranueshme mos pjesëmarrja dhe ikja nga përgjegjësia e kësaj mazhorance. Këta përfaqësues të këtij 50 përqindëshit, i ikin pjesëmarrjes në këtë seancë dhe i ikin mbështetjes që duhet t’ia japin Policisë së Kosovës. Andaj ne si deputetë të opozitës nuk heqim dorë”, deklaroi Tahiri para deputetëve në Kuvend.

Madje, Tahiri tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke e nxitur një situatë të tillë.

“Nëse kryeministri i Kosovës na injoron dhe nuk i përgjigjet pyetjeve parlamentare, ne nuk e penguam seancën. Ne jemi në vendin tonë të punës, nuk mundet as kryeministri as Qeveria, të na i diktojë rregullat se si duhet të sillemi. Prandaj, krejt ky degjenerim që ka ndodhur dhe që po ndodhë në vazhdimësi, i thirrur nga Albin Kurti, e mbështetur nga kjo mazhorancë, duhet të marrë fund”, shtoi tutje Tahiri.

Andaj, Tahiri vlerësoi që Kosova tani do duhej të tregonte më së shumti unitet për Policinë e Kosovës.

“Të rrinë duarkryq dhe të ikin nga një seancë e tillë, është turp i madh”, potencoi shefi PDK-së.

Kujtojmë se Policia e Kosovës përmes një peticioni drejtuar Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja mban sot konferencë për media pas zgjedhjes së Presidentit dhe votimit të ligjit për dhomat e specializuara

​DHTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Presidentes së Kosovës

​DHTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Presidentes së Kosovës

Lushaku-Sadriu: Kosovës i duhet më pak spektakël politik dhe më shumë përgjegjësi

Lushaku-Sadriu: Kosovës i duhet më pak spektakël politik dhe më shumë përgjegjësi

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja mban sot konferencë për media pas zgjedhjes së Presidentit dhe votimit të ligjit për dhomat e specializuara

Franca pezullon përdorimin e granatave zhurmuese pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë protestave

Franca pezullon përdorimin e granatave zhurmuese pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë protestave

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Zabërgja, më i miri i muajit te Metalisti

Zabërgja, më i miri i muajit te Metalisti

Trepça e Bashkimin nisin garat në FIBA Europe Cup

Trepça e Bashkimin nisin garat në FIBA Europe Cup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën