TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA-ja i bën thirrje Qeverisë Kurti të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
ShBA-ja i bën thirrje Qeverisë Kurti të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, Ambasada amerikane tha se vendimi i vitit 2016 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka të bëjë me sundimin e ligjit, “jo me etninë, politikën apo fenë”.

“Qeveria Kurti u zgjodh mbi një platformë të përqendruar në forcimin e sundimit të ligjit. Respektimi i vendimeve të gjykatës nuk është çështje e zgjedhjes, dhe sigurisht nuk është çështje negociatash, politikash apo arritjes së ndonjë marrëveshjeje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që t’i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë.

Pavarësisht se vendimet e Kushtetueses – si instanca më gjyqësore në Kosovë – janë të formës së prerë dhe obliguese për të gjitha palët, ligji nuk parasheh “dënim” për mosbindje ndaj vendimeve të kësaj gjykate.

Vendimin për kthimin e pronave të Manastirit të Deçanit po refuzojnë që ta zbatojnë autoritetet lokale në Deçan, pavarësisht thirrjeve të shumta të diplomatëve amerikanë dhe evropianë se ky vendim duhet respektuar.

“Vonesat e vazhdueshme të zbatimit të ligjit vënë në pikëpyetje zotimin e Kosovës për drejtësi të barabartë, llogaridhënie, transparencë dhe respektim të të drejtave pronësore”, tha Ambasada.

Autoritet në Deçan refuzojnë që t’i lejojnë ministrit që të regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse mendojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.

Ato vlerësojnë, po ashtu se Gjykata Kushtetuese e ka “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) Sllobodan Millosheviq, të vitit 1997, kur ai ka vendosur t’ia dhurojë atë pronë Manastirit të Deçanit.Mbi këto pretendime shpesh thirren edhe kryeministri Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Që të dy kanë argumentuar se vendim i Gjykatës Kushtetuese bazohet në politikën “diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë nga vitet ‘90.

Më 9 tetor, Kurti përsëriti qëndrimin e mëhershëm, por edhe shfaqi shpresën se çështja e Manastirit të Deçanit “mund të zgjidhet me dialog”.

Mirëpo, ai ka deklaruar se klerikët e Manastirit të Deçanit, në krye me abatin e atij manastiri, Sava Janjiq, refuzojnë të takohen me të.

“Paraardhësit e mi janë takuar [me Sava Janjiqin], por me mua nuk duan të takohen. Kam kërkuar takim, por më kanë refuzuar. Besoj që me dialog mund t’i zgjidhim problemet që kemi”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 7 tetor, ka deklaruar se “duhet pasur shumë kujdes me precedentin që krijohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin e Manastirit të Deçanit”.

“Mos harroni se Millosheviqi ka dhënë dhe ka marrë tokë në vitet ‘90 pa asnjë kriter, pa asnjë vendim, kjo është krejtësisht mbi baza diskriminuese. Madje, këtë e ka bërë gjatë viteve 1998-‘99, kur ishim në luftë, kur bëri gjenocid ndaj popullit të Kosovës. Prandaj, ky është problemi themelor i këtij vendimi”, ka thënë Osmani.

Nga Manastiri i Deçanit thanë se “deklaratat joprofesionale dhe politikisht ndezëse të zyrtarëve më të lartë të Kosovës kërcënojnë sigurinë e manastirit”, me pretendimin që opinionit t’ia paraqesin “sikur vetë manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.

Ata kanë shpjeguar se në vitin 1997, manastirit iu kthyen në fakt 24 nga gjithsej 700 hektarë tokë, e cila u është marrë në vitin 1946 nga pushteti komunist i Jugosllavisë së atëhershme.

Nga Manastiri i Deçanit kanë theksuar se “në kohën e Millosheviqit”, nga viti 1991-1999, janë sjellë mijëra aktvendime ligjore për konteste të ndryshme dhe nisur nga kjo, ata thanë se pyesin veten nëse do të anulohen të gjitha ato aktvendime.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se klerikët refuzojnë të bisedojnë me të, nga Manastiri i Deçanit thonë se ai “është i mirëpritur të vizitojë Manastirin e Deçanit nëse me vete sjell ekstraktin e pronës së manastirit nga kadastra, i cili do të tregojë qartë se trualli është regjistruar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshe, në vitin 2021 Gjykata Kushtetuese i kishte dërguar një letër kryeprokurorit të atëhershëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, përmes së cilës e informoi për nxjerrjen e Aktvendimit për mospërmbarim lidhur me aktgjykimin e vitit 2016, sa i përket pronës së Manastirit të Deçanit.

Në letër, Kushtetuesja theksoi se ajo “nuk ka kompetencë për vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatimin e aktgjykimeve të lartcekura nga autoritetet përgjegjëse”, duke shtuar se “i takon Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprimet e mëtejme, sipas autorizimeve ligjore, bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Kosovës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën