TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kërkohet strategji nga Kuvendi i Kosovës për hetimin e krimeve të luftës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Përfundon seanca për pabarazinë gjinore në shoqëri

Ndonëse vazhdimisht është kërkuar, por edhe është premtuar punë intensive e Prokurorisë Speciale, sipas ekspertëve kanë munguar rezultatet në këtë drejtim, madje është kërkuar që të formohet një Gjykatë Speciale për këto krime.

Por njohësit e çështjeve juridike janë të mendimeve të ndryshme, përderisa disa vlerësojnë se nuk është i nevojshëm krijimi i një Gjykate Speciale në Kosovë, të tjerët thonë se vetëm zgjerimi i juridiksionit të Gjykatës Speciale në Hagë është i mjaftueshëm.

Madje ata thonë se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një strategji për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Specialja, tha se Qeveria duhet të dakordohet me partnerët ndërkombëtarë nëse janë të interesuar që krimet e serbëve ndaj shqiptarëve të trajtohen nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se mund të merret model edhe Bosnja ku panelet udhëhiqen nga vendorët, por që angazhohen ekspertë ndërkombëtarë.

Por ai pohon se ideale do të ishte që të zgjerohej juridiksioni i Speciales.

“Qeveria duhet që të krijojë kushte të bisedojë me partnerët ndërkombëtarë që a janë të interesuar edhe ata që të gjitha krimet e luftës të trajtohen nga Gjykata Speciale atëherë do të jetë më e lehtë për Qeverinë e Kosovës, nëse jo atëherë të bëjmë maksimumin vet, të merr modelin pak a shumë të Bosnjës ku ka panele mikse ku udhëheqin autoritetet vendore, por sjellin ekspert të huaj ndërkombëtar të ndihmuar nga shtetet mike që kanë fuqizuar ato departamente të krimeve të luftës. Do të ishte më e udhës që të binden partnerët ndërkombëtarë që kjo Gjykatë Speciale që është i ka mjetet dhe mundësitë dhe mund të jetë një lloj Tribunali ndërkombëtar penal dhe nuk do t’ia humbte edhe arsyetimin Serbisë që shqiptarët po i gjykojnë pa prova e kështu me radhë. Do të ishte e drejtë që këta të merren me të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë, duke i përfshirë ato nga autoritetet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe që janë krime të shumta. Më e mira do të ishte se Gjykata Speciale aktuale që është të zgjerojë juridiksionin dhe t’i përfshijë të gjitha ato vepra penale dhe kryesit e veprave penale. Besojë që janë të mangëta kapacitetet e Prokurorisë Speciale të Kosovës sepse nevojitet ekspertizë e madhe ndërkombëtare që t’i trajtojë, hetojë, ngritë aktakuzë dhe pastaj t’i gjykojë”, ka thënë Hodaj.

Kurse Bekim Blakaj drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se krijimi i një Gjykate Speciale nuk është i nevojshëm. Sipas tij, tashmë në Kosovë funksionojnë institucione të veçanta për këtë çështje, vetëm se duhet të ngritën kapacitet e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Por sipas tij, zbardhja e këtyre krimeve është e mundur nëse Serbia bashkëpunon në ndjekjen penale të kryesve të këtyre veprave penale.

“Tashmë në Kosovë është Prokuroria Speciale dhe departamenti për krime lufte, është edhe Dhoma speciale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, pra ekzistojnë kapacitetet dhe nuk e shoh që do të duhej të krijohej edhe një Gjykatë tjetër Speciale pranë prokurorive Speciale dhe Departamentit Special mund të procedohen lëndë për krime lufte. Duhet të ngritën kapacitetet e prokurorëve dhe gjyqtarëve mirëpo kjo është e mjaftueshme vetëm problemi është që nuk ekziston bashkëpunimi juridik mes Kosovës dhe Serbisë për me i ndjek penalisht ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë e të cilët nuk gjenden në Kosovë, respektivisht janë në Serbi”, është shprehur ai.

Ndërsa Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se Kuvendi i Kosovës duht të miratojë një strategji për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Sipas tij, një strategji e tillë do të sillte rekomandime nëse do nevojiteshin institucione shtesë për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

“Në fazën aktuale kur po flasim e rëndësishme është që Kosova përkatësisht Kuvendi i Kosovës të miratojë një strategji për krimin dhe gjykimin e krimeve të luftës nga e cila strategji do të dilnin edhe rekomandimet konkrete nëse nevojiten institucione shtesë apo struktura e re institucionale për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës”, tha ai./EO

Tags: bosnjeKuvendi i Kosovesstrategji
ShareTweet

Postime të ngjashme

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

“Çka ka bo kjo lëndë prej 2023-tës në gjykatë?” – Pse u ndërpre seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e vrasjes së Diana Kastratit?

“Çka ka bo kjo lëndë prej 2023-tës në gjykatë?” – Pse u ndërpre seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e vrasjes së Diana Kastratit?

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën