TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

16 të arrestuar dhe 8 në kërkim për ndotje mjedisi dhe veprimtari të paligjshme në Elbasan

by teve1
10 muaj ago
1
A A
16 të arrestuar dhe 8 në kërkim për ndotje mjedisi dhe veprimtari të paligjshme në Elbasan

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”, duke çuar në pranga 16 persona, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një hetim disa mujor me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh.

Sipas njoftimit zyrtar, janë proceduar penalisht dy subjekte juridike që ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës.

Mes personave të arrestuar, 9 prej tyre janë shtetas të huaj, me role të ndryshme drejtuese, teknike dhe punonjës.

Të arrestuarit janë: Administratorë: J. C., 64 vjeç, shtetas korean; E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan; Drejtorë prodhimi: B. A., 62 vjeç; E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan; Inxhinierë/drejtues teknik: E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan; A. R., 31 vjeç, shtetas indian; Punonjës, operatorë dhe përgjegjës turni: R. P., 24 vjeç; S. P., 27 vjeç; D. K., 32 vjeç; R. Y., 38 vjeç; M. S., 43 vjeç; R. P., 24 vjeç – të gjithë shtetas indianë; P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez; J. K., 63 vjeç dhe D. Xh., 45 vjeç, banues në Elbasan.

Po ashtu në pranga është vënë edhe shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, I. D., 60 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Janë shpallur në kërkim 8 shtetas, aksionerë të subjekteve tregtare: B. Z., 43 vjeç; D. K., 54 vjeç; F. M., 55 vjeç; Gj. B., 48 vjeç; A. Sh., 72 vjeç; S. O., 67 vjeç; I. L., 53 vjeç; A. K., 38 vjeç.

Ata akuzohen për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, dy subjekte ushtronin aktivitet të paligjshëm duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, duke mosrespektuar rregullat e menaxhimit të mbetjeve dhe duke përpunuar në mënyrë të paligjshme mbetje baterish.

Për këto shkelje u vendosën masa administrative, gjobë prej 3 milionë lekë për një subjekt, 10 milionë lekë për subjektin tjetër, si dhe pezullimi i aktivitetit deri në përmbushjen e detyrimeve ligjore.

/rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë: Efektivi nga Shkodra i nënshtrohet operacionit, një protestuese nën monitorim intensiv

Ministria e Shëndetësisë: Efektivi nga Shkodra i nënshtrohet operacionit, një protestuese nën monitorim intensiv

Numërohen mbi 90% të votave në Prishtinë, Rama i pari

Rama sot mban konferencë për media lidhur me Lojërat Mesdhetare 2030

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë protestojnë para Komunës

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë protestojnë para Komunës

Maqedonci: Këtë vit presim një sasi të Javelinëve, zhvillimet globale shkaktuan vonesa

Maqedonci: Këtë vit presim një sasi të Javelinëve, zhvillimet globale shkaktuan vonesa

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën