Edhe këtë vit, mesazhi ishte i njëjtë.
Me intonimin e himnit kombëtar, nisi programi i përgatitur për 28 Nëntorin në shkollën “Emin Duraku”, në kryeqytet.
E rreth sofrës tradicionale, nxënësit nisën rrëfimin për historinë shqiptare.
Për afro 25 vite Skënderbeu udhëhoqi qëndresën arbërore, ku është dalluar si strateg dhe diplomat e emri i tij arriti deri në Evropë.
Momenti më madhështor i jetës së tij erdhi më 28 Nëntor 1912 në Vlorën historike, të gjithë përfaqësuesit shqiptar u mblodhën për ta shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Ismail.
Nga Vlora e vitit 1912, rrëfimi u zhvendos në Drenicë.
Që nga Skënderbeu, kjo datë mori një domethënie historike edhe për Kosovën, në po të njëjtën datë të vitit 1997 në Drenicën heroike Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit publikisht për herë të parë.
Në këtë program nuk mungoi as sakrifica e familjes Jashari.
Aty qëndruan Adem Jashari me 5,6,7 mars 1998, 50 anëtarë u vranë kjo ngjarje u bë si epopeja e UCK-së.
Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani, thotë se 28 Nëntori është festuar këtu edhe në vitet kur arsimi shqip përballej me represion.
“Është festuar edhe në ditët më të vështira të historisë sonë, atëherë kur mbi arsimin shqip ishin masat e ashpra represive serbe kur shkolla shqipe përballej më përjashtime, diskriminime, presion, helmime e dhunë”, deklaroi Visar Osmani.
Se kjo ditë është edhe një moment për t’i kujtuar ata që sakrifikuan për lirinë, u tha edhe nga personeli i shkollës.
“Kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën, dhanë mundin dhe gjithçka që kishin duke mos kursyer asgjë që ne sot të jetojmë të lirë, të flasim shqip, të rritemi në gjuhën tonë dhe të themi me krenari dhe pa frikë se jemi shqiptarë”, deklaroi arsimtari i historisë.
Shkolla fillore e mesme e ulët “ Emin Duraku”, në Prishtinë çdo vit përgatitë program festiv për nderë të kësaj dite historike.






