Lëvizjet në shkollën “Hivizi Sulejmani”, në Fushë Kosovë të premten pasdite ishin të rralla.
Por kështu nuk ishte edhe të enjten.
Në hapësirat e kësaj shkolle nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës u mbajt një manifestim për nderë të 28 nëntorit.
Por i pari i Fushë Kosovë nuk ishte i kënaqur me pjesëmarrjen e stafit, andaj edhe kishte një kërkesë jo të zakonshme.
“Mospjesëmarrja e tyre është bojkot, në këtë datë të madhe të shqiptarisë, nga kjo foltore kërkoj dorëheqjen e drejtorit të kësaj shkolle, edhe vërejtje për personelin e gjithë kësaj shkolle”, tha Valon Prebreza, kryetar i Komunës së Fushë Kosovës.
E për krejt këtë situatë të krijuar, për TËVË 1 ka folur drejtori i shkollës “Hivzi Sulemjani”, Amir Pllana.
“Personeli ishte, ka qenë ora 15:00 , nuk ka qenë obligative kjo, ka qenë me ftesë publike, pra ka qenë vullnetare, kush dëshiron të jetë pjesë e manifestimit. Ne kemi shkuar në manifestim, nuk ka pas bojkot. Ai ideja as mendja nuk i ka shku kujt se çka po thotë, pasi që në shkollën ne ku jemi nuk ka politikë, jo vetëm tani por nuk ka pas gati kurrë”, theksoi Amir Pllana, drejtor i shkollës.
Por a ka menduar dorëheqjen Amir Pllana nga pozita e drejtorit të shkollës?
“Nuk e kam menduar pasi jam në vitet e fundit të mandatit dhe besoj që do të pres deri në fund, vetëm nëse ka ndonjë zhvillim, atëherë çështja do të procedohet në instanca tjera”, pohoi Pllana.
Por pas kërkesë për dorëheqjen e Pllanës, nga detyra e drejtorit të arsimit në Fushë Kosovës është larguar Sabri Xhigoli.
TËVË 1 ka provuar ta marrë një qëndrim edhe nga kryetari i komunës së Fushë Kosovës por gjatë ditës nuk ka marrë ndonjë përgjigje kthyer asnjë përgjigje.






