TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

15 zyrtarë korrektues kosovarë certifikohen pas trajnimit gjashtëmujor në Danimarkë

by teve1
7 muaj ago
1
A A
15 zyrtarë korrektues kosovarë certifikohen pas trajnimit gjashtëmujor në Danimarkë

Pesëmbëdhjetë zyrtarë korrektues të Kosovës kanë përfunduar me sukses një trajnim të avancuar gjashtëmujor në Danimarkë, duke u certifikuar në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kopenhagë.

Sipas njoftimit zyrtar, në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ridvan Hoti, Kryeinspektori Muamer Bikliqi, Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, Drejtoresha e Shërbimit Danez të Burgjeve, Ina Eliasen, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë nga të dy vendet.

Gjatë fjalës së tij, Hoti theksoi se ky certifikim përfaqëson suksesin e një grupi profesionistësh korrektues nga Kosova, të cilët me përkushtim dhe seriozitet kanë përfunduar një trajnim të avancuar në sistemin korrektues danez.

Ai e cilësoi këtë përvojë si një mundësi të rëndësishme profesionale dhe njerëzore, e ndërtuar mbi vlera si respekti, përgjegjësia dhe profesionalizmi.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm vlerësoi gjithashtu marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për akomodimin e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit, duke e konsideruar atë një partneritet unik dhe të besueshëm, që dëshmon besimin e Danimarkës në kapacitetet dhe standardet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, uroi zyrtarët korrektues kosovarë për përfundimin e suksesshëm të trajnimit dhe theksoi rëndësinë e këtij procesi në kuadër të zbatimit të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.

Ai nënvizoi se projekti mbetet prioritet i lartë dhe se pritet që edhe grupe të tjera zyrtarësh nga Kosova të përfshihen në trajnim.

Drejtoresha e Shërbimit Danez të Burgjeve, Ina Eliasen, tha se trajnimi i zyrtarëve korrektues nga Kosova është thelbësor për përgatitjet para vënies në funksion të burgut, duke vlerësuar përkushtimin e grupit të parë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve.

Trajnimi gjashtëmujor përfshiu njohuri mbi sistemin korrektues danez, menaxhimin e burgjeve dhe kulturën institucionale, duke forcuar kapacitetet profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Ky sukses dëshmon aftësinë, seriozitetin dhe motivimin e oficerëve tanë korrektues, të cilët vazhdojnë të jenë shembull i përkushtimit ndaj standardeve më të larta profesionale dhe etikës në fushën e menaxhimit të sistemeve korrektuese”, theksohet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen tri armë dhe sasi narkotikësh në Prishtinë

Policia sekuestron armë, marihunë e fishekë në një shtëpi në Kaçanik

Dogana zbulon mbi 29 mijë euro dhe mallra të padeklaruar në një veturë në Han të Elezit

Dogana zbulon mbi 29 mijë euro dhe mallra të padeklaruar në një veturë në Han të Elezit

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet zyrtari në Kaçanik, dyshohet se detyroi një qytetar të paguante mbi 600 euro për dokumente që nuk ia rregulloi

Çmimi i një litri naftë vazhdon të shënojë rritje të lehtë në Kosovë

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Një person zhduket në Ferizaj, familja nuk di asgjë për të prej tre ditësh

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen dy persona për tentim vrasje në Rahovec

Sot nis Samiti i NATO-s në Ankara, i cili do të zgjasë dy ditë

Sot nis Samiti i NATO-s në Ankara, i cili do të zgjasë dy ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën