TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

Nesër në Prishtinë do të vazhdoj gjykimi ndaj Miomir Pantiq, të akuzuar për krime lufte. Pantiq në gjykatë do të përballet me dëshminë e Ylber Lipajt, të cilit në prillin e vitit 99 iu vranë nëntë anëtarë të familjes. Për këto krime, Lipaj e bënë përgjegjës Pantiqin.

by Doresa Geci
3 muaj ago
1 0
A A

“Ne kemi bashkëjetuar  me to, vajzat kanë lindur .. unë i mbaj mend sikurse fëmijët e mijë… kemi jetuar tre muaj… “, u shpreh Lipaj

Emocionet  e ka  vështirë t’i mbajë sa herë kujton 13 prillin e 1999-ës .

Në pranverën e atij viti, Ylber Lipës nga fshati Studenicë i Istogut iu vranë në mënyrë më mizore nëntë anëtarë të familjes.

Lindhanë e Mirdonë Lipaj të cilat i kishin mbushur të 13-tat, Njomzë Lipaj 14 vjeçare,  e Qëndresa Lipaj 15 vjeçare  ishin në mesin e viktimave të forcave policore serbe.

Ata madje nuk kursyen as të moshuarit e kësaj familje, të cilët pasi i vranë i hodhën në një bunar të fshatit.

“Janë kthy të shpija ku kanë ndejt, me marr ca rroba, këto gratë me gatu buk sepse bukët janë gjet në shporetë të pjekura. Ofensiva ka filluar me 13 prill në orën  7:30 ka qenë bombardim prej të gjitha anëve… pastaj kanë hz këmbësoria. I kanë vrarë, i kanë hedhur në pus ato faktikisht kanë rënë 8 metra fund pusit …e kanë minuar që të zhduken gjurmët , për kujqidencë kur ka shpërthyer nuk është rreknuar gurët e pusit themi ne, pra nuk janë rrënu gurët që me dërgu në fund ato, por janë bllokuar diku gurët”, ka thënë Lipaj.

Lipa i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon se në çfarë gjendje kishte gjetur kufomën e axhës së tij i cili vuante nga  problemet mendore.

“Njëjtë është vepruar edhe me mixhën tim, të oborri i shtëpisë, edhe ai ka qenë i sëmur psikik, jemi përpjekur unë e Enveri një djalë i mixhës me marr me vete, por ka qenë e pamundur  ai nuk pranoje me dal. Edhe e kemi gjet në shumë copa, një thes me eshtra e kemi mbledhur dhe kështu e kemi varrosur ka qene krejt i prerë, kokën, duart…”, u shpreh tutje Lipaj.

Për tre muaj, familja Lipa nuk kishte asnjë informacion për nëntë familjarët e tyre.

Gjatë gjithë kësaj kohe mbanin shpresa se ata mund të ishin gjallë diku.

“Kemi jetuar tre muaj, me shpresën se ato do të gjinden se ka pas thash e them se mund të jenë këtu, mund të jenë aty, mund të jenë në Rozhajë, mund të jenë në bjeshkë diku por të gjitha këto shpresa tona janë fundos kur një mixhë i imi, Demë Lipa i ka hedhur dyshimet e para se në pusin ku këto janë vrarë është i mbuluar domethënë ato i kanë hedhur në pus i kanë vrarë pastaj kanë hedhur edhe gjera të ndryshme, mbeturina, shporta, gëlqere,  dhe e kanë minuar pusin.  Paramendo kur i ke fëmijët, vajzat nën 15 vjec, e ke nënat tona plaka 60 e sa vjet dhe ti jeton qe 27 vjet me atë ndjenjën  se do të takosh një ditë. … nuk muj….”, ka shtuar Lipaj.

E për këtë mizori që kryen, Lipa përgjegjës e bënë Momir Pantqin i cili në atë kohë ishte kryeshefi i Policisë në Istog.

 “… Përgjegjësia bijë gjithmonë mbi hierarkinë e organizmit në këtë rast të Mimor Pantiq si shef i Policisë dhe ai duhet ta dije se këtu është një plan mirë i organizuar”, përfundoj Lipaj.

Më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshef i stacionit policor në Istog, Momir Pantiq i cili akuzohet për krime lufte.

Nesër, Pantiq do të dal para gjykatës dhe do të përballet me dëshminë tronditëse të Ylber Lipajt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së sipas rezultateve preliminare

Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

Emisioni “Info Nata” 01.05.2026

Emisioni “Info Nata” 01.05.2026

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën