TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyrtari i NATO-s në Serbi: Presim shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zyrtari i NATO-s në Serbi: Presim shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës

Ne ende presim të shohim një shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës tha shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano.

“Të gjitha palët duhet të punojnë për të parandaluar çdo ripërshkallëzim. Dhuna mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të kërcënojë aspiratat euro-atlantike të këtij rajoni”, tha Romano.

Ai përshëndeti hapat e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës, që kanë të bëjnë me zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës rreth objekteve komunale në veri të Kosovës, si dhe punën për organizimin e zgjedhjeve të reja lokale.

“Rruga e vetme përpara është ajo përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian [BE], të cilin Aleanca Veri-atlantike e mbështet fuqishëm. Ne besojmë se Serbia, si një partnere afatgjatë e NATO-s, do të angazhohet për t’u përfshirë në një dialog të tillë në mënyrë konstruktive”, theksoi ndër tjerash shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Banorët serbë e kundërshtuan këtë dhe organizuan protesta që kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, ku u plagosën dhjetëra demonstrues dhe ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ndërkohë, Kosova dhe BE-ja arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës, e cila parasheh shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Kur bëhet fjalë për ndikimin e Rusisë në Serbi dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor, Romano deklaroi se shqetësimet për ndikimin e Rusisë në rajon “u bënë më intensive që kur filloi pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia”.

“Ajo që po shohim në të gjithë rajonin është përhapja e dezinformatave, detyrimeve, hakerëve dhe aktiviteteve të tjera destabilizuese. Kjo është arsyeja pse NATO-ja do të vazhdojë të përmirësojë bashkëpunimin me partnerët në rajon për të mbështetur reformat, paqen dhe sigurinë rajonale”, u shpreh Romano./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dosja e ZPS-së: Si funksionoi Shërbimi i Inteligjencës dhe Policia në UÇK e në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës?

Shtëpia në Lagjen e Boshnjakëve ku u vranë 11 civilë shndërrohet në muze

Shtëpia në Lagjen e Boshnjakëve ku u vranë 11 civilë shndërrohet në muze

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

Pse u rihap rasti i Ekrem Bajroviq, i akuzuar për krime lufte?

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

Shtëpia në Lagjen e Boshnjakëve ku u vranë 11 civilë shndërrohet në muze

Shtëpia në Lagjen e Boshnjakëve ku u vranë 11 civilë shndërrohet në muze

Dua Lipa thyen traditën e nusërisë, nga kush u frymëzua zgjedhja e saj në ceremoni?

Dua Lipa thyen traditën e nusërisë, nga kush u frymëzua zgjedhja e saj në ceremoni?

Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qytetarë nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qytetarë nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

Irani paralajmëron banorët e Izraelit verior të evakuohen nëse sulmohet Bejruti

Irani paralajmëron banorët e Izraelit verior të evakuohen nëse sulmohet Bejruti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën