KB Peja tri orë para ndërprerjes së marrëveshjes me trajnerin turk, Can Sevim, ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Verdhëzinjët tani kanë arritur marrëveshje me trajnerin izraelit, Rami Hadar.
Hadar ka një përvojë të madhe në ligën izraelit, poashtu edhe në Euroligë, derisa ka udhëhequr skuadra të njohura si: Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula e Hapoel Be’er Sheva.
Në kampin pejan presin që përvoja, dhe aftësitë që posedon Hadar t’i shërbej për t’u rikthyer në luftë për titullin e edicionit 2022/23.