Futbollisti kosovar, Florent Muslija është futbollist i ri i skuadrës së Freiburgut.
Muslija u transferua në Bundesligën gjermane nga skuadra e ligës së dytë Paderborn.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetin social ‘Instagram’, së bashku me klubin e Freibrugut.
25-vjeçari deri tani në Bundesliga 2 ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asiste.