TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

ZRRE tregon nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

nga teve1
1 vit më parë
0
A A
Mbi 800 mijë euro të subvencionuara për mbështetje të qytetarëve në efiçiencë të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka konfirmuar, se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ata thonë se në vlerësimin e kostove me shumicë për vitin 2024, ZRRE ka marrë në konsideratë çmimet aktuale, pasi siç thonë “nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga palët të cilat i nënshtrohen rregullimit për rishikimin e çmimit të blerjeve të energjisë nga KEK-u, andaj nuk do të ketë ndryshim të çmimeve”.

Megjithatë, njohës të ekonomisë kanë ngritur shqetësimin e tyre në rast se do të ndodhte kjo rritje. Sipas tyre, me shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike, do të shtrenjtohen edhe produktet e konsumit, e po ashtu do të vështirësohet jeta e qytetarëve dhe të bërit biznes.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ZRRE thotë ka marrë në konsideratë çmimet aktuale.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e tij të dytë (II) për këtë vit, të mbajtur, më 22 mars 2024, ka miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) të operatorëve të Transmetimit/Tregut (KOSTT), Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit me Shërbim Universal (KESCO). Vlera e përgjithshme e miratuar e THL-së për periudhën rregullative prill 2024 – mars 2025 është vendosur të jetë 399.62 milionë euro.Sipas vendimit, bordi ka kërkuar nga operatorët që bazuar në të hyrat e lejuara, të dorëzojnë sa më shpejt që është e mundur kërkesat për tarifat e reja, të cilat do të miratohen në seancën e ardhshme të bordit. Siç përshkruhet në raportet tashme të publikuara, ZRRE nuk ka pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga palët të cilat i nënshtrohen rregullimit për rishikimin e çmimit të blerjeve të energjisë nga KEK-u, prandaj në vlerësimin e kostove me shumicë për vitin 2024, ZRRE ka marrë në konsideratë çmimet aktuale”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga ZRRE.

Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Zana Beqiri konsideron se rritja e çmimit të energjisë do të pasonte me rritje të faturave që paguajnë qytetarët. Sipas saj, çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike, do të ndikojë në koston e bizneseve.

“Në shumë vende ka pas probleme me shtrenjtimin e energjisë elektrike, megjithatë qeveritë e ndryshme kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm për të ndihmuar vet qytetarët, por edhe sektorin privat. Tek ne, nëse vjen deri tek shtrenjtimi i më tepërt i energjisë elektrike, atëherë kjo ndikon automatikisht në prodhim, ndikon edhe në tregti, sepse ato gjitha bizneset kanë ndërtesa të cilat i kanë me energji elektrike, përpos që produkti parë shtrenjtohet, shtrenjtohet gjithçka tjetër. Për këtë arsyeje, po shpresojmë se qeveria do të gjejë një mënyrë që të subvencionoje bizneset, në mënyrë që të mbajmë çmimet me stabilitetin e nevojshëm”, thotë Beqiri.

Beqiri derisa vlerëson se çmimi i energjisë nuk duhet të ngritët, thotë se përderisa Kosova vazhdon të jetë nën sanksione, vendi po humb edhe me fonde ndërkombëtare, pasi siç thotë ajo, nuk kanë mundësi të kenë qasje.

“Natyrisht ish dashtë mos me pas rritje, qeveritë e tjera kanë ndërmarrë hapa konkret sa i përket financimit të energjisë së ripërtritshme, ne jemi tashmë në fazën fillestare, tashmë sapo kemi filluar me disa iniciativa ne programet e ndryshme ndërkombëtare, por edhe me vetiniciativë të bizneseve të cilat po shohin për mundësinë e energjisë së ripërtritshme. Mirëpo, duke qenë Kosova nën sanksione, atëherë nuk kemi qasje as në fondet të cilat sigurojnë programe të ndryshme që do ta ndihmonin biznesin, pro edhe vet qeverinë që të ketë ndërtesa me energji efeciente”, shton Beqiri.

Se nuk duhet të rritet çmimi i tarifave të energjisë elektrike, e thotë edhe njohësi për çështje të ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Sipas tij, vazhdimisht është duke u renduar jeta e qytetarëve, e po ashtu edhe të bërit biznes.

Kadriaj, po ashtu akuzon qeverinë për mungesë të politikave të mirëfillta në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Energjia elektrike është ndër produktet të cila ndikon më së lehti në rritjen e çmimeve si tek bizneset e po ashtu rrjedhimisht edhe tek shtrenjtimi i shportës së konsumit tek konsumatorit. Ky është një faktor i cili në ekonominë e tregut ka impakt të lartë, në një mënyrë barazohet me derivatet. Kështu, në këtë drejtim nëse kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, do të rendohet jeta e qytetarëve, por njëherit edhe të berit biznes, sepse janë në një pikëpyetje të madhe sepse nuk mund ta rrisin vazhdimisht çmimin, pasi mund të ju largohen konsumatorët, ata duhet të shërbehen e ushqehen dhe gjitha produktet finale dhe si bazë të kostos e kanë energjinë elektrike. Në këtë drejtim, çdo ditë e më shumë po rëndohet jeta e qytetarit, por kjo qeveri që është tani në pushtet, gjitha ato akuza që i ka hedhur ndaj oponentëve të vet kur ishte në opozitë, tani është duke rënë, pasi si të kaluarat edhe kjo qeveri nuk ka politika të mirëfillta të zhvillimit ekonomik”, thotë Kadriaj.

KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) lidhur me kërkesën e tyre për shtrenjtim të energjisë elektrike, për çmimin dhe arsyejet e kësaj kërkese, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kësaj teme.

Kujtojmë se çmimet e energjisë elektrike në botë kanë nisur të rriten me të madhe në fillim të vitit 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, për çfarë nisi edhe inflacioni të rritet me shpejtësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohet me 19 vjet e 6 muaj burgim personi që vrau axhën e tij në Kijevë të Malishevës

Dënohet me 19 vjet e 6 muaj burgim personi që vrau axhën e tij në Kijevë të Malishevës

Gërvalla kërkon qëndrime të qarta brenda BE-së për zgjerimin

Gërvalla kërkon qëndrime të qarta brenda BE-së për zgjerimin

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Dënohet me 19 vjet e 6 muaj burgim personi që vrau axhën e tij në Kijevë të Malishevës

Dënohet me 19 vjet e 6 muaj burgim personi që vrau axhën e tij në Kijevë të Malishevës

Holanda shpall dy ministra izraelitë persona non grata për shkak të thirrjeve për spastrim etnik

Holanda shpall dy ministra izraelitë persona non grata për shkak të thirrjeve për spastrim etnik

Brojës i mjaftojnë pak minuta për të fituar besimin e Mojes, trajneri i Evertonit: Ka kualitet dhe aftësi, t’i japim mundësi

Chelsea kërkon 30 milionë euro për Brojën

Gërvalla kërkon qëndrime të qarta brenda BE-së për zgjerimin

Gërvalla kërkon qëndrime të qarta brenda BE-së për zgjerimin

Dhjetëra të vrarë në sulmet ajrore izraelite në shkollë dhe shtëpi në Gaza

Edhe grupet gjermane të të drejtave pohojnë se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

Real Madridi ia bën të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Rodrygos

Rodrygo gati të transferohet tek Liverpooli

Barcelona i ofron De Jongut kontratë të re

De Jong me kontratë të re te Barça

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X