TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZRrE: S’do të ketë furnizim me energji për bizneset që nuk kanë siguruar kontratë në tregun e lirë

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
A do të rimbursohen qytetarët për faturat e energjisë pas vendimit të Apelit?

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka bërë të ditur se nuk do të ketë shtyrje ta afatit për tregun e lirë energjetik.

Nga kjo zyre në një përgjigje për teve1.info kanë thënë se ndërmarrjet që kanë plotësuar kriteret për tregun e hapur janë të obliguara të lidhin kontrata me furnizues të licencuar në treg të lirë.

“Sipas Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, të gjitha ndërmarrjet ekonomike që i kanë përmbushur kriteret ligjore për të dalë në tregun e hapur, janë të obliguara të furnizohen me energji nga një furnizues i licencuar në treg të lirë. Ndërmarrjet ekonomike që nuk kanë lidhur kontratë me një furnizues në tregun e hapur, janë furnizuar përkohësisht nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, ashtu siç e parasheh ligji”, thuhet nga ZRrE.

Poashtu është bërë e ditur se pas përfundimit të afatit për furnzim me energji për bizneset që nuk kanë lidhur kontratë për treg të lirë, nuk do të ketë furnizim me energji.

“Pas përfundimit të periudhës 60-ditore, nëse ndërmarrja nuk ka siguruar kontratë me një furnizues të licencuar në treg të hapur, Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes është i obliguar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike, pasi nuk ekziston më asnjë bazë ligjore për vazhdimin e furnizimit”, thuhet nga ZRrE.

Afati për furnizim me energji për bizneset kalon më 31 korrik.

Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës paralajmërojnë veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Në një komunikatë për media nga Dhoma e Tregtisë është thënë se nëse ZRrE nuk merr sot vendim për shtyrje të afatit do të ndërmarrin masa dramatike dhe ligjore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar,dyshohet për “Kontrabandim me migrantë”

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

Audio-incizimet tregojnë udhëzimet që Thaçi dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar,dyshohet për “Kontrabandim me migrantë”

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Publikohen nominimet e ‘MTV Video Music Awards 2026’, Bebe Rexha merr një nominim

Publikohen nominimet e ‘MTV Video Music Awards 2026’, Bebe Rexha merr një nominim

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

Vjen fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare, volejbollistet dardane mposhtin Algjerinë

Vjen fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare, volejbollistet dardane mposhtin Algjerinë

Audio-incizimet tregojnë udhëzimet që Thaçi dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën