TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarrfikësit e quajnë të papranueshëm koeficientin prej 105 eurosh

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Zjarrfikësit e quajnë të papranueshëm koeficientin prej 105 eurosh

Për prezantimin e vlerës së koeficientit në vlerë prej 105 eurosh nga Qeveria, ka reaguar edhe Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës. Sipas kësaj sindikate një koeficient me vlerë të tillë është i pa pranueshëm.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka, thekson se vlera e koeficientit i ka zhgënjyer të gjithë zjarrfikësit.

“Kjo vlerë e koeficientit i ka zhgënjyer të gjithë të punësuarit, askush nuk e ka pritur këtë vlerë kaq të ulët duke pas parasysh se jemi në një krizë ku kemi inflacion dyshifror dhe kostoja e jetesës është mjaftë e vështirësuar. Pra është e vështirë të ia dalësh në fund të muajit me këtë pagë. Zjarrfikësit gjatë gjithë kohës kanë qenë të diskriminuar në vazhdimësi. Dhe për herë të parë që institucionet e vendit kanë bërë diçka, ka qenë kur jemi nivelizuar me shërbimet tjera emergjente ose me kategoritë tjera me ligjin e pagave në vitin 2018, që pati shkuar në Kushtetuese. Në atë kohë ishte e pranueshme për ne, ishte vlera 2.2×238, ka dalë rreth 525, sa është tash, mirëpo, në këtë kohë marrë parasysh inflacionin, është mjaftë zhgënjyese”, theksoi Beka.

Beka tha se janë ndër kategoritë më të diskriminuara në raport me shërbimet tjera emergjente.

“Personalisht kam marrë nga gjithë kryetarët e shoqatave në nivel vendi thirrje telefonike, të cilat kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, pasi jam i thirrur për t’i përfaqësuar kërkesat e tyre, janë jashtëzakonisht të indinjuar. Ne jemi ndër kategoritë më të ulëta në raport me shërbimet tjera emergjente”, tha Beka.

Mes tjerash, Beka tha se pritshmëria për koeficientin ka qenë më e madhe, derisa ka kërkuar edhe një analizë të vlerës së koeficientit.

“Ne së paku kemi prit që do të jetë 120, duke u bazuar në pagën minimale që ka qenë, që koeficienti më i ulët është dy, duke llogaritur ashtu, pritjet kanë qenë të jetë 120 dhe ky është zhgënjim. Duhet analizuar sepse kjo nuk qon askund”, tha mes tjerash Beka.

Vlera e koeficientit përmes të cilit llogariten pagat e 80 mijë punëtorëve të sektorit publik është caktuar të jetë 105 euro për vitin 2023.

Sipas vlerës së caktuar të koeficientit, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve që ka koeficient 8 dhe vlera e pagës së tij do të jetë 840 euro, zëvendësi i tij me koeficient 7.2 do të ketë pagë 756 euro.

Komandanti i Batalionit me koeficient 6.5 do të ketë vlerën e pagës 682 euro, zëvendësi i tij me koeficient 6.3 do të ketë pagën 661 euro e 50 cent.

Udhëheqësi i togut të zjarrfikësve ka koeficientin 6 ndërsa paga e tij do të jetë 630 euro, zëvendësi i tij me koeficient 5.9 do të ketë pagën 619 euro.

Udhëheqësi i skuadrës me koeficient 5.7 vlera e të njëjtit do të jetë 598 euro e 50 cent, zëvendësi i tij me koeficient 5.5 do të jetë 577.5 euro. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes: Kur njeriu nuk mundet, nuk duhet t’ia dalë i vetëm

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Rama: Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të “Pastrimit”

Rama: Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të “Pastrimit”

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

I vazhdohet paraburgimi në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçit

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën