Zjarri që ka përfshirë malet në fshatin Siqevë që nga dita e djeshme ende nuk është shuar.
Tëvë 1 ka qenë të hënën në këtë pjesë ku ka parë se zjarrfikësit ende janë duke u përpjekur për shuarjen e tij.
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
“Është raportuar se ankuesit mashkull kosovar i janë përfshirë nga zjarri rreth 10 hektar mal. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve”, thuhet në raportin e PK-së.