Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, pak para mesnatës së së premtes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, familjarët kanë deklaruar se vajzat, të cilat janë shoqe mes vete, janë larguar së bashku dhe që nga ajo kohë nuk dihet se ku ndodhen.
Rasti është raportuar në polici dhe aktualisht po hetohet nga organet kompetente, të cilat po merren me zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.







