TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Zgjedh lojtarë që japin shpirtin në fushë, të gjithë ‘kryqëzuan’ Manajn”, Sylvinho: Jemi në një moment të mirë, bukur të konkurosh për “Play-Off”

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
“Zgjedh lojtarë që japin shpirtin në fushë, të gjithë ‘kryqëzuan’ Manajn”, Sylvinho: Jemi në një moment të mirë, bukur të konkurosh për “Play-Off”

Sylvinho bëri publike ditën e sotme listën e të grumbulluarve për duelet me Andorrën dhe Anglinë. Duele këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe që do të vendosin edhe “fatet” e Kombëtares tonë në këtë turne. Braziliani ka analizuar të përzgjedhurit për këtë sfidë, ndërs ka analizuar edhe duelet e ardhshme të kuqezinjve.

“Lista?
Unë e kam thënë gjithmonë, se po bëhen 3 vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur, që po mbyllet një vit e më pëlqen që të vij në grumbullimin e fundit në kushte për të konkurruar për një play-off. Është shumë e bukur, deri këtu është mirë, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. E kam thënë që nuk është ende momenti që të marrim lojtarë që luajnë 100%. Por nuk ka qenë kurrë momenti ynë. Kemi marrë lojtarë edhe jashtë ekipi, ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, por prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është zoti Bajrami me 7 gola, pra duhet të shënojmë dhe shoh listën e them 7 gola. Pastaj Asani 6, Manaj 4. Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë. Bajrami është një futbollist që unë kam shumë besim. As ai nuk ëstë i lumtur që nuk po luan dhe ne kemi grumbulluar edhe herë tjera futbollistë që nuk kanë luajtur rregullisht. Është koha t’u japim besimin këtyre që kemi grumbulluar.

A është momenti që në Andorra të mos mjaftohemi vetëm me një fitore minimale?

Në fakt do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e vlerësojmë shumë. Në sfidat e fundit ka marrë një barazim dhe është mposhtur nga Serbia. Ishte një ndeshje e vështirë dhe mund të kishte marrë barazimin.

Luajnë me zemër e shpirt, japin 100% në fushën e lojës. Nuk dua të bëj llogari tani, por duhet të përqendrohemi te ndeshja dhe të bëjmë lojën tonë. Ne kemi vetëm 1 humbje dhe do të luajmë për fitore ndaj Andorrës.

Paraqitja e Medon Berishës do marrë më shumë minuta në Kombëtare?

Medon Berisha është duke luajtur mirë dhe kjo na lumturon shumë. Më pëlqen shumë si lojtar dhe ne e morëm në Europian për të fituar eksperiencë se na duhet për të ardhmen. Nuk ka marrë shumë minuta, pasi ka disa limite me zëvendësimet. Vjen në këtë grumbullim me ajër tjetër.

Nazmi Gripshi ka mundësi për rikthimin?

Më ka pëlqyer, është inteligjent dhe luan shumë mirë. Kampionati ka mbaruar dhe ka 15 ditë që është me pushime dhe ne kemi nevojë për futbollistë që janë duke u stërvitur. Nuk flas dot për të ardhmen, për momentin duhet të fokusohemi te duelet me Andorrën dhe Anglinë.

Rikthimi i Ardian Ismajli dhe Indrit Tuci?

Jam shumë i lumtur për rikthimin e Ismajlit. Ka kaluar një dëmtim dhe po merr minuta. Është një futbollist që ne e kemi prej vitesh dhe që na jep besim.

Tuci ka humbur pak kohë për shkak të transferimit të tij diku tjetër. Transferohet në një futbollist që luan mirë në zonë. Në momentin që hyn në fushë të jep mundësinë të shënon. Është një lojtar inteligjent dhe që bën mjaft mirë.

Kanë ndryshuar kriteret për përzgjedhjen e lojtarëve?

Kriteri ka qenë gjithmonë i tillë. Ne nuk grumbullojmë një lojtar që luan me Realin dhe një që nuk luan fare. Unë grumbulloj futbollistë se si më përgjigjen mua në fushë. Marr shembull Rey Manaj. Në shtëpinë tonë me Serbinë humbi një penalllti dhe të gjithë e konsideruan si lojtar që nuk duhet të grumbullohet, teksa në Leskovas shënoi dhe na dhuroi 3 pikë. Është një lojtar i rëndësishëm dhe mënyra se si përgjigjet secili në fushë më bën t’i grumbulloj. Kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe do të synojmë të marrim maksimumin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Bellingham i gatshëm për Shqipërinë dhe Serbinë, publikohet lista e “Tre Luanëve”

Bellingham i gatshëm për Shqipërinë dhe Serbinë, publikohet lista e “Tre Luanëve”

FIFA publikon nominimet për Çmimin “The Best” 2025, këta janë kandidatët:

FIFA publikon nominimet për Çmimin “The Best” 2025, këta janë kandidatët:

Drita e pasuron arkën për 400 mijë euro më shumë, pas fitores në Ligën e Konferencës

Drita e pasuron arkën për 400 mijë euro më shumë, pas fitores në Ligën e Konferencës

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Aksident i rëndë në Stanoc, dy persona të lënduar

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari, deri në fund të mandatit 700 euro

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Sot varrosen dy vëllezërit e vrarë në Malishevë

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Kërkohet pezullimi i projektbuxhetit 2026, Qeveria kundërshton masën e sigurisë

Kërkohet pezullimi i projektbuxhetit 2026, Qeveria kundërshton masën e sigurisë

Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën