Zekaj në Tëvë1 tha se Bashkësia Ndërkombëtare po përdorë standarde të dyfishta, duke i bërë presion të madh Kosovës, sa i përket dialogut.
Teksa theksoi se Kosova po kritikohet edhe sa i përket zbatimit të marrëveshjes për targat.
“Është duke u bërë presion më i madh ndaj Koovës duke mos e lënë atë luksin me vazhdu deri te marrëveshja finale. E kemi edhe marrëveshjen tjetër që po pritet të zbatohet është ajo e targave, faktikisht akuzohemi që nuk po e zbatojmë marrëveshjen kurse na kërkohet tash që veç dolen edhe kërkesat e Bashkësisë Ndërkombëtare që me u shty zbatimi i tyre. Dmth janë duke përdorur standarde të dyfishta. Unë besoj që kjo ka me qenë njëri prej mesazheve të zotit Escobar që me relaksu situatën dhe mos me hy në acarime më të mëdha tash kur marrëveshja po shkon drejt finalizimit”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nesër do ta vizitojë Kosovën, me ç’rast do të takojë krerët shtetëror dhe liderët opozitarë. /teve1.info/