TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, shfrytëzoi aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë për të plasuar një narrativë më të gjerë politike për Kosovën, duke e paraqitur procedurën gjyqësore si pjesë të një përpjekjeje të pretenduar për të ‘pastruar’ Kosovën nga ‘trashëgimia e saj e përgjakshme’.

Duke komentuar vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Zakharova vlerësoi se vendimi i Dhomave të Specializuara është ‘i vonuar dhe i dyshimtë’, ndërsa katër të akuzuarit i cilësoi si „militantë kosovarë-shqiptarë“ të cilët duhet të përgjigjen për ‘krimet ndaj serbëve’.

Dhomat e Specializuara më 16 shtator shpallën aktgjykimin e shkallës së parë sipas të cilit Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u shpallën fajtorë, ndërkohë që u liruan nga gjashtë pika të akuzës për krime kundër njerëzimit, si dhe u shpallën të pafajshëm për disa pretendime të tjera.

Aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm dhe mund të kontestohet me ankesë.

Human Rights Watch pas aktgjykimit deklaroi se lënda i kushtohej përgjegjësisë individuale penale të katër të akuzuarve, e jo UÇK-së si organizatë apo legjitimitetit të qëllimit me të cilin luftoi UÇK-ja.

Zakharova njëkohësisht përdor faktin se disa krime të kryera pas përfundimit të luftës nuk ishin lëndë e këtij aktgjykimi për të mbështetur pretendimin për injorimin e pretenduar të viktimave serbe

Pretendimi i Zakharovës se vendimi është ‘i dyshimtë’ mbetet gjithashtu një vlerësim politik, e jo konkludim i ndonjë gjykate të shkallës së dytë apo gjykate tjetër ndërkombëtare. Aktgjykimi është i shkallës së parë, që do të thotë se qëndrueshmëria e tij juridike do të jetë lëndë e procedurës eventuale të ankimimit.

Përkundrazi nga Zakharova, organizatat ndërkombëtare që reaguan menjëherë pas aktgjykimit nuk e paraqitën atë si një proces politik kundër Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e aktgjykimit që shtypet në deklaratën e Zakharovës është fakti se gjykata nuk i pranoi të gjitha akuzat e Prokurorisë. Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi Prokuroria nuk e provoi tej dyshimit të bazuar të gjithë elementet e këtyre veprave penale.

Gjykata gjithashtu konstatoi se disa pretendime konkrete për krime me të vërtetë nuk u provuan ose nuk ishin nën juridiksionin e saj.

Kjo tregon se aktgjykimi nuk mund të thjeshtohet as në pretendimin njëanshëm se gjykata ‘dënoi UÇK-në’, e as në interpretimin e kundërt politik se bëhet fjalë për një përpjekje për të ‘larë’ apo ‘pastruar’ Kosovën nga trashëgimia e pretenduar.

Në deklaratën e Zakharovës, megjithatë, pikërisht ky thjeshtësim zë vendin qendror. Procesi gjyqësor paraqitet përmes konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ndërsa çështjet juridike të përgjegjësisë individuale penale shtyhen në plan të dytë./The Geopost/

Tags: ish kreret e uckMaria Zakharova.Ministrisë së Punëve të Jashtme të RusisëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Reshjet e borës në Kosovë, të gjitha rrugët mbeten të kalueshme

Reshjet e borës në Kosovë, të gjitha rrugët mbeten të kalueshme

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë-Kosovë

Policia, AKI dhe Prokuroria në aksion për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, arrestohen dy të dyshuar

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën