TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia, AKI dhe Prokuroria në aksion për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, arrestohen dy të dyshuar

by Teve1
10 minuta ago
0
A A
Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë-Kosovë

Dy persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor të realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimin për përgatitjen e një vrasjeje të rëndë në bashkëkryerje.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se operacioni është realizuar nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Bazuar në informatat e siguruara dhe veprimet e ndërmarra hetimore, më 28.11.2026 janë realizuar kontrolle-bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë, me qëllim të lokalizimit të personave të dyshuar, sigurimit të provave materiale dhe ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë sekuestruar armë dhe municion, përfshirë një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, të gjetur në një automjet, si dhe një armë e shkurtër e llojit TT me shtatë fishekë, e gjetur në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

“Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova të tjera materiale që mund të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të hetimeve”, thuhet tutje në njoftim.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale të përgatitjes së vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe mbajtjes, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Reshjet e borës në Kosovë, të gjitha rrugët mbeten të kalueshme

Reshjet e borës në Kosovë, të gjitha rrugët mbeten të kalueshme

Rama pas vendosjes së Muralit: Nënë Tereza e ka vendin ne zemër të kryeqytetit, aty do të jetë

Rama pas vendosjes së Muralit: Nënë Tereza e ka vendin ne zemër të kryeqytetit, aty do të jetë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën