TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se një rikthim i mundshëm në zgjedhje të reja parlamentare nuk do të jetë përgjegjësi e partisë së saj, por e kryeministrit Albin Kurti.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Ymeri ka theksuar se LDK-ja nuk ka mbështetur dhe nuk do të mbështesë, siç u shpreh ajo, “zgjatime të partisë në pushtet”.

Ajo ka shtuar se LDK-ja nuk ka pasur numrat e mjaftueshëm për të propozuar një kandidat për president, duke qenë se disponon vetëm 15 vota në Kuvend.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, nuk është dëshira jonë, por ka qenë në diskrecion të qeverisë, përkatësisht të kryeministrit Kurti. LDK-ja nuk ka pasur mundësi as të propozojë emër për president, pasi ka vetëm 15 vota. Kemi pasur mundësi të propozojmë një emër, por jo nënshkrime të mjaftueshme për të kandiduar dikë dhe për ta futur në garë. As Vjosa Osmani dhe as ndonjë emër tjetër nuk kanë qenë në garë, përveç kandidatëve partiakë, siç është rasti me Glauk Konjufcën, dhe ky skenar ka qenë i pritur. Prandaj, qëndrimi i partisë ka qenë i qartë: nuk voton dhe nuk qëndron në sallë për zgjatime të partisë në pushtet”, ka deklaruar Ymeri.

E pyetur nëse partia do të rikthehej në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje në rast të një mundësie të re për zgjedhjen e presidentit, Ymeri është shprehur se kjo mbetet e hapur.

“Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse ekziston një shans për zgjidhjen e çështjes së presidentit, atëherë ulemi dhe diskutojmë,” ka thënë ajo./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Vlora Çitaku: I bëjmë thirrje Kurtit të vijë sonte dhe ta konstituojmë Kuvendin

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos

Admir Mehmedi merr rol drejtues te Winterthuri

Admir Mehmedi merr rol drejtues te Winterthuri

Dështon transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu, arsyeja shqetësimet mjekësore

Dështon transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu, arsyeja shqetësimet mjekësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën