TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ylli i Javës”, Kryeziu i Ballkanit

by teve1.info
2 muaj ago
0
A A
“Ylli i Javës”, Kryeziu i Ballkanit

Sulmuesi i krahut, Almir Kryeziu e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë të javës në Superligën e Kosovës.

Kryeziu, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 19-të, që u zhvillua vikendin e shkuar, dhe më të cilën edhe zyrtarisht nisi stinori pranveror në Superligë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën ka njoftuar për epitetin e më të mirit, që i ka takuar futbollistit të Ballkanit, gjë që është konfirmuar nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili edhe ka bërë vlerësimin.

Kryeziu pati paraqitje fantastike në fitoren e Ballkanit në udhëtim te Gjilani me rezultatin 2:1, ndeshje kjo derbi e xhiros së 19-të.

Në këtë fitore të rëndësishme të Ballkanit, Kryeziu pati fjalën kryesore, me një gol të shënuar dhe një asistim për të konfirmuar triumfin e ekipit nga Suhareka.

Pasi mori çmimin, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës, dhe shtoi se synimi i Ballkanit këtë sezon mbetet i qartë, titulli i kampionit.

“Synimi i FC Ballkanit tashmë dihet se është dalja kampion dhe jemi në rrugën e mirë për ta arritur këtë qëllim, por jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës, andaj do të luftojmë në të dyja garat”, tha ndër të tjera Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së.

Ballkani është lider i Superligës me 36 pikë, ndërsa Kryeziu deri më tani ka realizuar 7 gola e 8 asistime këtë sezon në kampionat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi

Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën