TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhiroja e 15-të e Superligës, ndeshje të forta në mesjavë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Superliga e Kosovës në basketboll vijon këtë mesjavë me duelet e xhiros së 15-të.
Këto takime do të zhvillohen saktësisht të mërkurën dhe të enjten.

Të mërkurën janë dy takime në program, ku njëri do të zhvillohet në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.
Në palestrën “Shani Nushi”, Vëllaznimi i Gjakovës do t’i bëjë konak skuadrës së Bashkimit.

Kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante, me gjakovarët që, pas fitores ndaj Pejës, do të mundohen ta befasojnë edhe Bashkimin, ndërsa prizrenasit nga ana tjetër do të tentojnë rikthimin te fitorja pas disfatës nga Bora.
Bashkimi momentalisht ndodhet i dyti në tabelë me 23 pikë, teksa Vëllaznimi i parafundit me 19 pikë në total.

Dueli tjetër i së mërkurës është mes Borës dhe Rahovecit dhe zhvillohet në palestrën “1 Tetori” në kryeqytet.
Këto dy skuadra do të luftojnë deri në fund për të marrë rezultat pozitiv, pasi gjenden në pozitat e poshtme të tabelës.
Rahoveci i Bujar Locit ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me 19 pikë, ndërsa në anën tjetër Bora ka një pikë më shumë, që e rendit në vendin e pestë.

Duelet e ditës së enjte janë edhe më interesante.
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, skuadra e Trepçës do të jetë nikoqire e Pejës.
Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë dhuruar interesim të madh kohëve të fundit, si dhe basketboll cilësor.

Trepça aktualisht është lidere e Superligës, ndërsa në anën tjetër verdhezinjtë ndodhen në pozitën e tretë me tri pikë më pak.
Të dy taboret janë përforcuar në prag të këtij dueli, ku pritet edhe debutimi i lojtarëve të rinj.

Dueli i fundit është ai mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
Ky takim do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, me të dy skuadrat që synim kanë vetëm fitoren.
Prishtina do të mundohet ta lërë pas humbjen ndaj Trepçës në xhiron e kaluar, teksa Ylli tenton që para tifozëve të vet ta marrë fitoren e gjashtë sezonale.

Të gjitha takimet zhvillohen nga ora 18:45 dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në platformën “Telkos”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka premton rikthimin e Sunderlandit

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Muriqi paralajmëron Osimhenin dhe Galatasarayn

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Kuvendi shqyrton të enjten Projektligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën