Kryeministri shqiptar, Edi Rama për nder të festës së 28 Nëntorit, ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihen dy parashutistë me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Xhamadani vija-vija o është Kosova është Shqipëria”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar.
Ndryshe, kryeministri Kurti sot bashkë me homologun e tij Rama dhe Presidentin Begaj në Vlorë hapen festimet për ditën e pavarësisë.
Festës në Vlorë, iu bashkuan qytetarë të shumtë që dolën rrugëve të qytetit.







