TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaka, heroi “pa zë” te Bayern Leverkuseni

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Xhaka, heroi “pa zë” te Bayern Leverkuseni

Ardhja e Granit Xhakës nga Arsenali është një faktor kyç në ngritjen e Bayer Leverkusenit dhe shndërrimin e tij në sfidues për titullin e kampionit

Emërimi i Xabi Alonsos për trajner në tetorin e vitit të shkuar ka ndihmuar në përtëritjen e klubit. Mirëpo, edhe pse pati një përmirësim të ndjeshëm pasi Leverkuseni prej pozitës së parafundit siguroi kualifikimin në Ligën e Evropës, trajnerit spanjoll i duhej një lider në mesfushë për të zbatuar plotësisht vizionin e tij.

Pasi ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve, katër tituj të ligës, duke përfshirë tre në Bundesligë dhe një Kupë Bote, ndërsa paraqitej në mes të fushës si lojtar aktiv, është e drejtë të thuhet se Alonso di një ose dy gjëra për futbollistët me teknikë që janë në gjendje të kontrollojnë ndeshjet. Prandaj dëshira e tij që sjelli Xhakën në Leverkusen është një dëshmi e aftësisë së reprezentuesit të Zvicrës.

Gjatë javëve të para të karrierës së tij në Leverkusen, 31-vjeçari Xhaka ka pasur një ndikim të madh. Bayeri është ngjitur në majën e ligës gjermane pas shtatë ndeshjeve këtë sezon, ndërsa ka mbetur i pamposhtur në të gjitha garat.

Përvoja e tij ka rezultuar të jetë jetike në skuadrën e mbushur me talente të rinj, pasi Xhaka është lojtari i tretë më i vjetër në dispozicion të trajnerit Alonso dhe nuk është rastësi që skuadra ka dominuar nga fillimi deri në fund ndeshjet, pothuajse sa herë që ka dalë në fushë.

Në fakt pothuajse gjithçka kalon përmes ish-mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut Xhakës, pasi me shumë prekje se ylli shqiptar i Zvicrës ka vetëm mbrojtësi Min-jae Kim i Bayern Munichut.

Xhaka ka kompletuar gjithashtu 93.4 për qind të tentimeve për pasim, që është i katërti në të gjithë ligën dhe ka fituar 52 për qind të dueleve të tij, duke treguar se nuk është vetëm i aftë me topin në këmbë, ndonëse nuk ka shënuar gol apo asistuar në kampionat, por kontributi te Leverkuseni shkon përtej kësaj.

Kështu që nuk është aspak befasi se lavdërimet për Xhakën nuk janë ndalur ndeshje pas ndeshjeje. Derisa edhe trajneri i tij Xabi Alonso thotë së ardhja e tij ka ndikim që nga ndeshja e parë.

“Ai ka pasur ndikim të madh në ekip që nga dita e parë. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Nëse keni mesfushorë të mirë, ju luani më mirë”, ka thënë Alonso.

Edhe drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, i cili luajti përkrah yjeve të mesfushës si Michael Ballack, Arturo Vidal dhe Toni Kroos gjatë një karriere 10-vjeçare në Leverkusen thotë se është i gëzuar që brenda skuadrës kanë një karakter lideri si Xhaka.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tij. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, mban ritmin për ekipin tonë dhe ka një personalitet të padiskutueshëm në skuadër, brenda dhe jashtë fushës. Ai gjithmonë ecën përpara me karakterin që ka. Ne jemi shumë të gëzuar që kemi një lider si Xhaka në radhët tona”, tha Rolfes.

Pavarësisht vizionit dhe teknikës së tij, ndoshta karakteri është ndër tiparet më të forta të Xhakës. Ai shpesh mund të shihet duke folur me shokët e skuadrës gjatë ndeshjeve, duke organizuar strukturën e skuadrës dhe duke dhënë inkurajim kur është e nevojshme.

Ndikimi i Xhakës e ka ndihmuar partnerin argjentinas Palacios, në mesfushë që të rritet dhe të ketë një rol në të cilin më parë kishte luftuar për të gjetur qëndrueshmëri.

Pavarësisht kësaj futbollisti shqiptar herë pas here e kalon kufirin. Xhaka ka marrë 12 kartonë të kuq gjatë gjithë karrierës së tij, pesë prej të cilëve në Bundesligë gjatë periudhës së tij në Gladbach. Mirëpo tani i bekuar me mençurinë që vjen me moshën, ai ofron një prani shumë më të ekuilibruar për ekipin në fushë.

Në përgjithësi, Xhaka është pa dyshim figura përcaktuese e kësaj skuadra të Leverkusenit. Dhe nëse Leverkuseni do të kërcënojë vërtet mbretërimin 11-vjeçar të Bayernit si kampion, atëherë futbollisti me fanellën numër 34 pa dyshim do të luajë një rol kryesor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën