TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaka flet për vendimin për t’u kthyer në Angli: “Njerëzit kanë qeshur me mua”

by Teve1
9 muaj ago
1
A A
Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Kalimi i Granit Xhakës te Sunderlandi në Premier League befasoi të gjithë vitin e kaluar, për vendimin e çuditshëm të futbollistit me përvojë.

Sunderlandi u kthye në Premiership pas një periudhe të gjatë, duke befasuar me lënien e ekipit kampion të Gjermanisë, Bayer Leverkusen për t’u kthyer në Angli.

Në Angli ka shumë njohës të futbollit që e vlerësojnë edhe transferimin më të mirë, marrë për bazë ndikimin e tij të madh te Sunderlandi.

Sunderlandi udhëhiqet në fushë nga Xhaka, që është edhe kapiten i skuadrës. Është ekipi i vetëm pa humbje në shtëpi në Premier League.

Xhaka është aktualisht i lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Arsenalit, që zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.

Xhaka në të kaluarën ka luajtur me shumë sukses tek Arsenali.

Por jo të gjithë e kuptuan vendimin e tij që të transferohet te Sunderlandi. Madje kishte të tillë që kanë qeshur me zgjedhjen e Xhakës. Këtë kapiteni i Zvicrës e ka theksuar në një intervistë që e ka dhënë për BBC.

Është publikuar vetëm një pjesë e intervistës, ku Xhaka flet për çështjen e transferimit te Sunderlandi.

“Njerëzit kanë qeshur me mua, të jem i sinqertë. Edhe një pjesë e shokëve më të mirë më kanë thënë ‘pse po kthehesh?’. Më kanë thënë ‘në rregull që po kthehesh, por pse në Sunderland?’. Sepse i dua sfidat. Kam pasur ndjenjë se më duhet një sfidë e re pas dy vjetësh në Gjermani. Në vitin e parë i fituam thuajse të gjitha atje. E fituam Bundesligën pa humbje, e fituam Kupën e Gjermanisë. E humbëm finalen në Ligën e Evropës dhe kjo ishte shumë e dhimbshme”, ka thënë Xhaka.

Deri te lëndimi, Xhaka ishte i pazëvendësueshëm në formacionin startues të Sunderlandit. Ai ka munguar në dy ndeshjet e kaluara. Këtë edicion e ka një gol e pesë asistime në 22 paraqitje në Premier League.

“E kam pasur ndjenjën se është klubi i duhur për mua. Këtë ndjenjë e kam pasur kur kam folur me pronarin e Sunderlandit, kur kam folur me klubin, trajnerin. Njerëzit janë shumë modest këtu. Është qytet i vogël dhe e kam parë saktësisht veten se si jam rritur. Dhe kam dashur të kthehem në realitet. Kam besuar se është drejtimi i duhur për mua dhe për familjen time. Dhe jam shumë i lumtur që çdo gjë ka shkuar shumë mirë, ashtu si kam shpresuar”, ka thënë 33-vjeçari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

“InfoNata” 05.11.2026

“InfoNata” 05.11.2026

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën