LeBron James ka zgjedhur një rival si Miami për të arritur për herë të parë kuota të nivelit të tij që prej momentit që veshi fanellën e Philadelphias.
Ylli i Sixers shkëlqeu mbrëmjen e kaluar me treshifror tw dyfishtë, pasi ishte protagonist përballë Heat me 25 pikë, 10 kërcime tabelë dhe 12 asistime.
Për ekipin nga Florida kjo ishte humbja e parë pas plot shtatë fitoreve radhazi.
Natën mes të mërkurës dhe të enjtes zbriti në parket edhe “alieni” Victor Wembanyama, i cili edhe pse shënoi plot 44 pikë nuk mundi që të evitonte humbjen e San Antonios përballë Portlandit.
Sa i përket ndeshjeve të tjera Minnesota mundi Oklahoma City, por humbi shërbimet e LaMelo Ball për shkak të një lëndimi.
Fitore të vuajtur mori edhe kampioni në fuqi, New York Knicks, që e mposhti Clevelandin falë një performance mjaft të mirë në periodën e katërt.
NBA
PHILADELPHIA ‘76ERS – MIAMI HEAT 111-104
CHARLOTTE HORNETS – CHICAGO-BULLS 105-107
NEW YORK KNICKS – CLEVELAND CAVALIERS 121-102
OKC THUNDER – MINNESOTA TIMBERWOLVES 106-113
MEMPHIS GRIZZLIES – LA CLIPPERS 115-97
MILWAUKEE BUCKS – BROOKLYN NETS 97-104
HOUSTON ROCKETS – PHOENIX SUNS 116-104
GOLDEN STATE WARRIORS – SACRAMENTO KINGS 129-110
PORTLAND TRAIL BLAZERS – SAN ANTONIO SPURS 116-111









