TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xani thotë se procesi i liberalizimit të vizave është i ndërlidhur me procese tjera politike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Xani thotë se procesi i liberalizimit të vizave është i ndërlidhur me procese tjera politike

Sipas Xanit, procesi më i rëndësishëm do jetë votimi i këshillit të ministrave, teksa shtoi se nuk përjashtohet mundësia të ketë pengesa.

“E rëndësishme është ajo që është bërë nga grupi punues, është pranuar nga ambasadorët dhe aty përcaktohet harta dhe të gjitha kanalet që do kemi në proces të liberalizimit të vizave. Hapi tjetër është takimi trepalësh të cilët do bëjnë marrëveshje mes vete. Aty kryesisht mund të bëhen marrëveshje teknike. Pastaj kemi miratimin në Parlamentin Evropian, aktet ndërligjore të cilat do hartohen nga institucionet e BE-së. Ndërsa, procesi më i rëndësishëm është votimi i Këshillit të Ministrave, i cili paraprakisht është një proces final. Ka mundësi për pengesa, por në qoftë se ka vullnet mund të kalohen”, ka deklaruar Xani në emisionin Tëvë1.info.

I pyetur se ku është rreziku më i madh potencial për zgjatje të procesit, Xani tha se rreziku ekziston në çdo hap, raporton teve1.info.

“Procesi i liberalizimit të vizave tanimë është i ndërlidhur shumë me proceset e tjera politike dhe nuk është më me kritere teknike”, theksoi tutje Xani.

Madje, ai u shpreh se një veprim i njëanshëm i Kosovës i cili nuk u pëlqen vendeve të Bashkimit Evropian, mund të pësojë me largim nga agjenda dhe me vonesa.

“Është e vështirë të garantojmë që do kemi një proces të drejtë duke llogaritur në të kaluarën”, tha Xani tutje.

Ndërkaq, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Xani vlerësoi se në rastet më të mira  finalizimi i marrëveshjes mbase do duhej të ndodhte në vitin 2024.

“Në momentin që është përmendur shtyrja e liberalizimit të vizave, në një farë mënyre reagimi i masës ishte më i lartë. Prandaj, presioni u rrit më shumë ndaj Qeverisë që të ketë kompromise dhe të ketë lëshime në tavolinë me Serbinë. Kjo për shkak se po humbnin disa procese të rëndësishme për interesin qytetar të Kosovës”, tha më tej Xani.

Kujtojmë se ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian sot janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

​Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

​Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Rritja e prezencës së policisë në veri vlerësohet vendim i duhur

Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Trumpi dhe autoritetet lokale reagojnë pas sulmit vdekjeprurës në xhami në San Diego

Trumpi dhe autoritetet lokale reagojnë pas sulmit vdekjeprurës në xhami në San Diego

Maresca në vend të Guardiolas te City

Maresca në vend të Guardiolas te City

KB Bashkimi reagon pas dënimit të lartë

KB Bashkimi reagon pas dënimit të lartë

Të ardhurat mesatare në Evropë: Këto janë vendet me pagat më të larta

Të ardhurat mesatare në Evropë: Këto janë vendet me pagat më të larta

Dëshironi të humbisni dhjamin e barkut? Duhet t’i shmangni këto zakone

Dëshironi të humbisni dhjamin e barkut? Duhet t’i shmangni këto zakone

Zgjoheni me rrahje të forta të zemrës dhe ndjesi mbytjeje? Mund të mos jetë infarkt, por sulm paniku

Zgjoheni me rrahje të forta të zemrës dhe ndjesi mbytjeje? Mund të mos jetë infarkt, por sulm paniku

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën