TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar

by Teve1
16 sekonda ago
0
A A
Kurti: E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe ruajtjes së së vërtetës historike.

“E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar. Dhe është përgjegjësi e jona që të mos lejojmë asnjëherë që e vërteta për luftën të harrohet, të relativizohet apo të shtrembërohet. Prandaj, puna e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, është një investim në kujtesën tonë kolektive dhe në trashëgiminë që ua lëmë brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar raportin e punës nga drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, ku janë të renditura të arriturat e institucionit.

“Sot pranova raportin e punës nga drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, ku janë të radhitura të arriturat mbresëlënëse. Ky Institut po krijon një bazë të qëndrueshme dokumentare dhe shkencore, e cila i shërben ruajtjes së vërtetës historike, po ashtu edhe sistemit të drejtësisë, në veçanti Prokurorisë së Shtetit, sepse dokumentimi i krimeve është i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës dhe vënien para drejtësisë të atyre që kryen krime ndaj popullit tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “Facebook”.

Kurti ka përmendur edhe publikimin e listës preliminare të viktimave të luftës 1998-1999, në fund të muajit korrik, duke theksuar se ajo ndihmon institucionet në dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.

Përveç kësaj, ai ka bërë të ditur se gjatë këtij viti është avancuar puna shkencore, është zgjeruar bashkëpunimi ndërkombëtar përmes 21 marrëveshjeve me institucione partnere, si dhe janë realizuar mbi 127 intervista me të mbijetuarit, në kuadër të projektit “Kujtesa e masakrave”.

“Secila dëshmi e mbledhur dhe secili dokument i arkivuar i shërben ndërtimit të një kujtese institucionale për krimet e kryera gjatë luftës”, ka përfunduar Kurti.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi kërkon bashkëpunim rajonal

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi kërkon bashkëpunim rajonal

Djali i Anton Qunit betohet si ushtar në Forcat e Armatosura të Kroacisë

Djali i Anton Qunit betohet si ushtar në Forcat e Armatosura të Kroacisë

Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së

Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së

Vdes ish-pronari i Chelseas

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kurti: E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar

Kurti: E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi kërkon bashkëpunim rajonal

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi kërkon bashkëpunim rajonal

Djali i Anton Qunit betohet si ushtar në Forcat e Armatosura të Kroacisë

Djali i Anton Qunit betohet si ushtar në Forcat e Armatosura të Kroacisë

Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së

Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së

Vdes ish-pronari i Chelseas

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, Policia nis hetimet

Zulfaj: Pesë shtetet mosnjohëse të BE-së dhe dialogu me Serbinë, dy pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Zulfaj: Pesë shtetet mosnjohëse të BE-së dhe dialogu me Serbinë, dy pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Zulfaj: Kosova po vazhdon procesin për integrimim në BE, pavarësisht pengesave nga pesë shtete anëtare

Zulfaj: Kosova po vazhdon procesin për integrimim në BE, pavarësisht pengesave nga pesë shtete anëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën