TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xabi Alonso ende nën presion

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Xabi Alonso ende nën presion

Te Real Madridi janë të lëkundur për punën e trajnerit Xabi Alonso. Nga spanjolli pritet më shumë! Pas një serie paraqitjesh të dobëta, Real Madridi i drejtuar nga Xabi Alonso reagoi pavarësisht presionit dhe e mbylli vitin 2025 me tre fitore radhazi në të gjitha kompeticionet.
Suksesi i tyre më i fundit erdhi kundër Sevilla-s, një rezultat shumë i rëndësishëm për Xabi Alonson, pasi një humbje e tretë radhazi në shtëpi mund të kishte çuar në largimin e tij.
Por, pavarësisht këtyre rezultateve, “Los Blancos” vazhdojnë që të jenë katër pikë pas rivalëve të Barcelonës në prag të sezonit të ri.
Sipas “The Athletic”, pozicioni i Xabi Alonso-s te “Galaktikët” mbetet ende i pasigurt, pavarësisht tre triumfeve radhazi. Puna e teknikut do të konsiderohet e sigurt derisa Real Madridi të fillojë të tregojë një përmirësim të qartë në paraqitje. Kjo do të thotë se vetëm rezultatet pozitive nuk do të mjaftojnë.
Problemi rreth Xabi Alonso-s nuk ka qenë vetëm çështje rezultatesh. Drejtuesit janë të shqetësuar për mënyrën se si grupi ka reaguar ndaj tij. Aktualisht, trajneri tani gëzon mbështetjen e lojtarëve, por kjo ka ardhur me një kosto. Ai është detyruar të mbajë marrëdhënie të mira me lojtarët kryesorë, përfshirë Vinicius Jr. dhe Federico Valverde, duke u dhënë atyre më shumë pushtet.

Ish-trajneri i Leverkusenit gjithashtu ka zbutur ndjeshëm qasjen e tij taktike dhe politikën e rotacionit, duke u bërë më i përshtatshëm ndaj kërkesave të Vinicius Jr.
Në Spanjë raportojnë se Superkupa e Spanjës që po afron mund të jetë vendimtare, me drejtuesit e klubit që presin që “Los Blancos” ta fitojnë turneun në Arabinë Saudite.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën