Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë ka kritikuar pushtetin lokal në kryeqytet për gjendjen me mbeturina.
VV përmes një videoje ka kujtuar premtimet elektorale të kandidatit të PDK-së për Prishtinën, Uran Ismailit dhe kryetarit Përparim Rama, të cilët kishin thënë se pastrimi i qytetit do të jetë ndër prioritetet kyçe.
“◾️Premtimet e partive që udhëheqin me Prishtinën, PDK dhe LDK, dhe gjendja faktike në Kryeqytet.
➡️ Kurrë ma shumë bërllog s’ka pasë Prishtina”, thuhet në përshkrim të videos.