TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Vuçiq-Pistorius: Qëndrimet e Serbisë dhe Gjermanisë për Kosovën janë të kundërta

by teve1
2 vjet ago
0
A A
​Vuçiq-Pistorius: Qëndrimet e Serbisë dhe Gjermanisë për Kosovën janë të kundërta

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se vendi i tij dhe Gjermania ndajnë mendime të ndryshme sa i përket Kosovës, teksa ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se stabiliteti i rajonit është parakusht për përfarim me BE-në.

Gjatë një konference për media pas takimit, presidenti Vuçiq tha se Serbia ka raporte të mira me NATO-n teksa shtoi se dialogu me Kosovën është zgjidhja e vetme për daljen nga kriza. Ai megjithatë e pranoi se Beogradi dhe Berlini zyrtar ndajnë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket Kosovës.

“Në lidhje me Kosovën, natyrisht, qëndrimet tona janë krejtësisht të ndryshme, duke pasur parasysh se Gjermania është një nga protagonistët kryesorë të njohjes së Kosovës së pavarur dhe të asaj politike. Siç e dini, ne ndryshojmë sa i përket kësaj çështjeje, por e kuptojmë shumë mirë se dialogu është zgjidhja e vetme për daljen nga kriza”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përmendur edhe çështjen e ndalimit të vendosjes së euros si valutë e vetme pagese nga data 1 shkurt në Kosovë, të cilën e ka quajtur “provokim” dhe tentim për “spastrimin etnik të serbëve”.

“Besoj se ndalen provokimet dhe nuk jemi plotësisht dakord për çështjen e dinarit, sepse Republika e Serbisë konsideron se heqja e dinarit nga Kosova është krejtësisht e paligjshme. Unë vetëm dua që ju ta dini këtë, nuk ka asnjë letër tjetër që tregon diçka ndryshe. Prandaj, është një provokim i drejtpërdrejtë që askush nuk e kupton pse po e bën dikush, përveç qëllimit të spastrimit të plotë etnik të serbëve nga Kosova”, tha Vuçiq.

Ai tha se serbët në Kosovë ndodhen në gjendje të vështirë pas vendosjes së euros si valutë e vetme pagese, për të cilën shtoi se do të diskutojë edhe në mbledhjen e nesërme të Kombeve të Bashkuara.

“Po ne jemi në një situatë të vështirë. Gjithsesi është një situatë e vështirë për njerëzit tanë. Ne do të mundohemi t’i zgjidhim këto probleme. Do t’i sigurojmë paratë në një mënyrë ose në një tjetër. Por unë duhet të flas për këtë dhe do ta dëgjoni në fjalimin tim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëse rastësisht nuk e mbyllin atë seancë”, tha Vuçiq.

Ndërsa, ministri gjerman tha se Gjermania e ka njohur tashmë Kosovën shtet dhe se ajo nuk po e armatos vetëm këtë të fundit, por edhe vende të tjera e të cilat kanë të bëjnë kryesisht me armatim mbrojtës.

“Gjermania po armatos jo vetëm Kosovën, por ajo dërgon material ushtarak në Serbi dhe në vende tjera në kuadër të nismës sonë për pajisjen e ushtrisë si kontribut i stabilizimit të rajonit dhe për të forcuar kapacitetet e çdo shteti. Pra, ne nuk ofrojmë armë ofensive, bëhet fjalë për mbrojtje. Ne e kemi pranuar Kosovën, vende e tjera nuk e kanë bërë këtë. Bëhet fjalë për një numër më të vogël të vendeve në botë dhe ky vendim i takon çdo shteti, por pavarësisht kësaj çështjeje, kërkesa për rajonin mund të jetë kur kemi parasysh synimin tonë për stabilitetin e rajonit si parakusht për përfarim me BE-në”, tha Pistorius.

Ai ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është esencial në përafrimin me Bashkimin Evropian dhe se Gjermania është e hapur në diskutime me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë.

“Republika Federale e Gjermanisë bisedon me të gjithë akterët në Ballkanin Perëndimor, edhe me Kosovën me fjalë të qartë, edhe me Bosnjën sa i përket stabilitetit të brendshëm dhe natyrisht edhe me Serbinë, sepse është në interes të kemi një rajon të qetë dhe stabil si partner i ardhshëm i BE-së. Pra kuptohet biseda për të gjitha çështjet dhe Serbia është për ne një partner i rëndësishëm”, tha Pistorius.

Tags: Aleksandar VuçiqBoris Pistorius
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

5 viktima në aksidente këtë javë, Dedaj: Koeficienti i rrezikshmërisë te ne barazohet me Azinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën